Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar vendimin e UEFA-s. Por, ky vednim është i pa pranueshëm për drejtuesit e futbollit shqiptarë Pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së, Federata Shqiptare e Futbolli (FSHF) menjëherë ka mbajtur një konferencë për media Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të apelojë vendimin e dhënë mëngjesin e të premtes nga Komisioni i Disiplinës në UEFA, i cili penalizoi Shqipërinë duke i dhënë fitoren në tavolinë kombëtares së Serbisë. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku bëri publik vendimin, duke shpjeguar se nuk ka ende një argumentim të Komisionit Disiplinor lidhur me të. Ndërkohë, Artan Hajdari, përfaqësuesi ligjor i Federatës Shqiptare të Futbollit, u shpreh se vendimi i dhënë është i cuditshëm, por megjithatë pala shqiptare do të nisë procedurat për apelimin e tij. "Ne kemi të drejtë të kërkojmë brenda 5 ditëve argumentet se përse është dhënë ky vendim dhe 3 ditë afat për të bërë ankimimin e tij. Lufta juridike do të vazhdojë dhe ne shpresojmë që drejtësia do të vendoset në vend", u shpreh Hajdari. Sipas tij, penalizimi kryesor për Shqipërinë është fakti që ekipi kombëtar ka refuzuar vazhdimin e ndeshjes në situatën e krijuar. Pamjet e dhunës në stadiumin "Partizani" të Beogradit bënë xhiron e botës. Dhunimi verbal filloi që prej futjes në fushë të kombëtares shqiptare, ku fuqishëm dëgjoheshin thirrjet rraciste "Vritini shqiptarët", vijoi me hedhjen e fishekzarrjeve dhe u finalizua me zbritjen në fushë të dronit që valëviste flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin "Autoktonus", ku dhjetëra tifozë sulmuan fizikisht djemtë e kombëtares. Keta te fundit deklaruan se pësuan dhunë fizike edhe nga forcat e sigurisë brenda ambienteve të stadiumit.

Tags:
Sport