Problemet te Manchester United nuk kanë të sosur, pavarësisht milionave të shpentzuar gjatë merkatos së fundit. Humbja e bujshme 5-3 në fundjavë kundër Leicester City-t ka bërë që te "Djajtë e Kuq" të nisin përplasjet dhe polemikat, mbi të gjitha ndaj teknikut Louis Van Gaal. Sipas asaj që raporton "Daily Mail", në përfundim të ndeshjes me "The Foxes", një futbollist i United i është drejtuar shokëve të tij me fjalë të ashpra duke i pyetur se pse u zëvëndësua Di Maria, pasi deri në ato çaste ishte më i miri në fushën e lojës. Në qëndër të kritikave ka qënë edhe braziliani Rafael, fajtor për penalltinë e shkaktuar që e çoi rezultatin në 2-3. Pas 5 javësh kampionat Manchester United numëron vetëm 5 pikë.