Serie A e këtij sezoni ka nisur me Juventusin dhe Romën që qëndrojnë më lartë se gjithë të tjerët, por edhe pse bardhezinjtë dhe verdhekuqtë shihen nga të gjithë si dy skuadrat favorite për titullin kampion, për Massimiliano Allegrin është ende herët të thuhet diçka e tillë. Në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes së nesërme kundër me Cesenas, tekniku i kampionëve të Italisë u shpreh se ky do të jetë një kampionat shumë i ekuilibruar. "Është shumë shpejt për të thënë se do të jetë një garës dyshe mes Romës dhe Juventusit për titullin. Nga tani e deri në fund të kampionatit janë edhe shumë pikë në lojë. Interi, Milani dhe Napoli edhe pse nuk e kanë nisur shumë mirë janë aty por nuk duhet të harrojmë as Fiorentinën e Lazion. Besoj se do të jetë një kampionat i ekuilibruar, ku ne duhet të jemi të aftë të tregojmë gjithë aftësitë tona për të fituar sërish", ka thënë Allegri. Ndaj Cesenës mund ta nisin sfidën si titullarë Vidal dhe Morata edhe pse Allegri në fjalët e tij nuk e konfirmoi dicka e tillë. "Vidal po stërvitet me skuadrën prej disa ditësh, nuk është ende në 100% të formës pasi ka nevojë për më shumë minuta në këmbë. Edhe për Moratën vlen e njëjta gjë, ai nuk është ende gati për të luajtur gjatë gjithë 90-minutëshit të një ndeshjeje2, vijoi tekniku livornez. Në fund Allegri foli edhe kundërshtarin e rradhës Cesenën dhe për rotacionin që mund të aplikojë në formacion në ndeshjen ndaj skuadrës romanjole, duke u shprehur se kampionati fitohet duke marrë pikë ndaj skuadrave të vogla. "Cesena po kalon një formë shumë të mirë. Është një skuadër agresive që të lejon pak hapësira. Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë mendoj se në një kampionat si Serie A, është shumë e rëndësishme të fitosh ndaj skuadrave të vogla. Përsa i rotacionit në skuadër ndaj skuadrës së Bisolit mund të bëjmë disa ndryshime në formacion, por një është e sigurt që një skuadër që dëshiron të fitojë gjithmonë nuk mund të ndryshojë menjëherë 6-7 lojtarë në formacion, pasi në fillim të sezonit ekuilibri në ekip është shumë i rëndësishëm", përfundoi Massimiliano Allegri.