Roma dhe Juventusi me të njejtin hap, vazhdojnë me fitore (Video)

Gara e “nxehtë” mes Romës dhe Juventusit vazhdon të jetë e njëjta edhe pas javës së pestë në Seria A. Roma ka mposhtur 2-0 Veronën, ndërsa Juventusi në anën tjetër ka mundur pastër 3-0 në trasnfertë Atalantën.
Skuadra e Romës i është falur Alessandro Florenzit që hapi rezultatin në minutë e 75-të, dhe Mattia Destros i cili realizoi golin që vulosi ndeshjen vetëm 10 minuta më vonë. Të dy këta futbollistë ia sollën fitoren Romës edhe javën e kaluar ndaj Cagliarit, me po të njëjtin rezultat, dhe mesa duket Roma ka gjetus sulmuesit e duhur në këtë sezon.
Në ndeshjen tjetër Juventusi i Masimiliano Alegrit ka fituar 0-3 ndaj Atalantës me gola të Markizio, Tevez dhe Moratës. Bardhezinjtë ndjekin hapin e Romës dhe vazhdojnë me fitoren e pestë rradhazi në kampionat. Të dyja këto ekipe kanë nga 15 pikë në tabelën e rënditjes dhe gara mes tyre bëhet edhe më e bukur.

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2