Al-Nusra: Do ta godasim perëndimin

Militantët sirianë të grupimit Al-Nusra u kanë kërkuar xhihadistëve që gjenden nëpër botë të sulmojnë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që po kryejnë, sipas tyre, një luftë kundër Islamit, me sulmet në Irak dhe Siri.
Edhe pse ndajnë të njëjtën prirje radikale të besimit islam, Shteti Islamik dhe Al-Nusra janë parë si grupime rivale, megjithatë përballë SHBA-së dhe koalicionit prej 40 shtetesh, duket se e keqja e përbashkët i ka bashkuar.
“Shtetet që kanë kryer këto akte të tmerrshme do të jenë në qendër të objektivave tona nëpër botë”, deklaroi të shtunën zëdhënësi i Al-Nusras, Abu Firas al-Suri. “Kjo nuk është luftë ndaj Al-Nusras, por ndaj Islamit”.
Të dy grupimet formojnë një rrjet të ndërlikuar rebelësh që po luftojnë në Siri. Edhe pse SHBA nuk ka pranuar zyrtarisht se po godet edhe pikat e pranisë së Al-Nusras, avionët amerikanë kanë sulmuar një grup të ri të quajtur Korasan, i cili mendohet të jetë pjesë e frontit të Al-Nusras.
Nga ana tjetër, rebelët e moderuar sirianë, që kanë formuar Ushtrinë e Lirë Siriane, kanë kërkuar që koalicioni të bombardojë edhe qeverinë në Damask, përveç se pikat e mbajtura nga Shteti Islamik.
Sulmeve i është bashkuar edhe Britania e Madhe, pasi parlamenti votoi të premten për të aprovuar kërkesën e kryeministrit Kameron, por deri tani, dy avionët luftarak britanik, Tornado, kanë kryer vetëm një mision vëzhgues dhe nuk kanë lëshuar ende asnjë bombë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2