Lind dy herë binjakë në më pak se një vit

Ajo zbuloi rastësisht se ishte shtatzëne dhe sërish me çiftin e dytë të binjakëve, ndonëse nuk ishte në planet e saj për të pasur një familje më të madhe. Duket se fati e ka ndjekur 40 vjeçaren, teksa ka sjellë në jetë binjakët e saj të dytë. Donna Cordingely, e cila ka pesë fëmijë, duke përfshirë edhe binjakët tetë muajsh, e dinte se ajo kishte nevojë për t’u sterilizuar. Por pas testeve paraprake, doktorët i thanë 40-vjeçares se asgjë nuk mund të bëhej në këtë drejtim, pasi ajo ishte tashmë shtatzëne në muajin e pestë dhe përsëri me binjakë. Sipas bluzave të bardha, kjo mundësi mund të ndodhë tek 1 në 50 mijë raste. Donna dhe burri i saj David, kanë dy grupe binjakësh në më pak se një vit.



Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2