Këshilla e Google për Axhendën Dixhitale të Europës


Drejtori ekzekutiv i Google, EricSchmidtka inkurajuar Europën për të hequr “kufijtë” kombëtare të mbetur, të cilët u komplikojnë jetën kompanive të teknologjisë, në një artikull për Zv. Presidenten e Komisionit Europian për Axhendën Dixhitale (DigitalAgenda) Neelie Kroes. Kroes ka filluar shfaqjet e artikujve në një rubrikë të quajtur "Mendjet Dixhitale për një Europë të Re" –(DigitalMindsfor a NewEurope); dhe janë dhe 39 opinione të tjera për tu shfaqur. Schmidt thotë se politikanët duhet të nxitojnë. "Europa ka nevojë të reformohet dhe të krijojë një treg të vetëm të vërtetë dixhital. Kjo do t'u japë sipërmarrësve europianë, të cilët i kanë të gjitha të drejtat, nxitje për të investuar dhe aftësinë për tu shndërruar në kompani globale në një kohë të shkurtër. Për të mbështetur këto ndryshime dhe për të siguruar që sipërmarrjet e reja të Europës do të jenë të suksesshme, kërkohet vullnet i madh politik.” Në të njëjtën kohë ai përshëndet disa nisma që kapërcejnë barrierat e kombësive të ndryshme siç janë firma e taksive “über”, aplikacioni për të identifikuar muzikë “Shazam”, krijuesit e Candy Crush Saga, BlaBlaCars në Francë, shërbimet e muzikës-streaming Spotify dhe Soundcloud. Planet e zgjerimit të kompanisë Uber në Evropë janë shoqëruar me protesta të shumta nga taksistët lokalë tradicionalë dhe me polemika në Gjermani, Francë dhe Belgjikë. Schmidt pohon se mbi të gjitha, Europa duhet të pranojë ndryshimet që vijnë nga zhvillimi i teknologjisë, duke mos u bërë rezistencë atyre. “Mënyra e vjetër e të bërit të gjërave, duhet të përballet me konkurrencën që do ti detyrojë njerëzit të shkojnë drejt inovacionit. Uber, për shembull, po ndryshon rrënjësisht tregun e Taxi-ve për mirë, duke ju ofruar pasagjerëve komoditet dhe çmime më të lira. Kuptohet, industria tradicionale e taksive nuk është e kënaqur nga këto ndryshime." Për të luftuar papunësinë, Schmidt përfundoi se Europa "duhet të dyfishojë përkushtimin e saj për të ndërtuar një treg të vetëm global dhe për të lejuar inovacionin." Përveç artikullit të Schmidt ju mund të gjeni dhe artikullin hapës të rubrikës "Mendjet Dixhitale për një Europë të Re" –(DigitalMindsfor a NewEurope) të vetë Neelie Kroes. 39 artikujt e tjerë do të botohen më vonë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2