Lewis Hamilton është fituesi i Cmimit të Madh të Singaporit. Në Marina Bay, piltoi britanik i Mercedesit arriti të zhvillojë një garë fantastike, ndërkohë që për shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg, kjo garë ishte krejtësisht për tu harruar pasi gjermani nuk mundi dot ta përfundojë atë.
Menjëherë pas Hamiltonit u pozicionuan 2 pilotët e Red Bullit, Sebastain Vettel dhe Daniel Ricciardo. Gara nisi menjëherë me një surprizë pasi Nico Rosberg pati probleme me elektronikën në timonin e makinës duke u detyrar të nisë garën nga bokset. Një gjë e tillë ia vështirësoi gjërat pasi pista e Singaporit nuk është shumë e favorshme për parakalime.
Por, gjërat u përkeqësuan për Rosbergun. Në “pit-stop”-in e parë të garës makina e tij nuk u ndez më dhe gjermani u detyrua të tërhiqej. Kjo ia lehtësoi akoma më shumë punën Hamiltonit, detyra e tw cilit ishte vetëm që të kontrollonte Sebastian Vettelin, Alonson e Ricciardon.
Nuk mund të mungonte në këtë garë Makina e Sigurisë që hyri në pistë në xhiron e 31 dhe kjo pas një përplasjeje mes makinave të Perezit dhe Sutilit. Gjithsesi, deri në fundin e garës nuk pati shumë ndryshime në vendet e para.
Pas Hamiltonit, vijën e finishit e kaloi Sebastian Vettel dhe menjëherë pas tij Daniel Ricciardo. Fernando Alonso, i cili është mësuar që të jetë në podim në Singapor, u detyrua që kwtë radhë të kënaqej me vendin e katërt duke lënë pas brazilianin Felipe Massa në vendin e pestë.
Ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, e mbylli garën në vendin e tetë.
Pas përfundimit të Cmimit të Madh të Singaporit, ai që del në krye të renditjes për pilotë është Lewis Hamilton me 241 pikë, ndërsa Rosberg zbret në të dytin me 3 pikë më pak. Vendi i tretë vazhdon të mbahet nga Daniel Ricciardo me 181 pikë.