Zvicër,e harrojnë në makinë vdes vetëm foshnja 16-muajshe

ZVICËR - Një foshnje 16-muajshe ka vdekur në një makinë në Zvicër, pasi njëri nga prindërit ka harruar ta ndalojë në çerdhe dhe ka vazhduar rrugën e tij për në punë. Foshnja është lënë në parkingun e një kompanie për disa orë në La Chaux-de-Fonds, pranë kufirit me Francën. “Ka qenë fundi i ditës kur e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur”, ka thënë prokurori lokal, Marc Remy, raporton AFP. Hetimi penal për aksidentin tashmë ka nisur. Prokurorët u kanë thënë mediave zvicerane se nuk do të dalin me detaje të tjera.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2