Kur flitet për historinë, qytetërimi Maja gjithnjë është interesant. Së fundmi arkeologët kanë zbuluar dy qytete të reja maja në xhunglën Yucatan në Meksikë.
Zbulimi i dy vendbanimeve historike të quajtura Lagunita dhe Tamchen u bë nga arkeologu sllovak, Ivan Sprajc.
Qytetet kanë një distancë prej 6 kilometrash nga njëri-tjetri dhe kjo, sipas Sprajc, sugjeron se ka patur një rrjet të mirëfilltë të organizuar shoqëror që ka bashkëvepruar në tregti dhe gjueti, por edhe për t’u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme.
Tamchen, që në gjuhën maja do të thotë “Pus i thellë” ka në portën hyrëse një statujë të Perëndeshës së Pjellorisë, ndërsa nuk mungojnë dorëshkrimet e lashta, por edhe një strukturë piramide e ndërtuar me gurë që koha është munduar ta fshehë.
Besohet se për herë të parë këto dy qytete janë vizituar nga një grup arkeologësh amerikanë në vitet 1960. Por ata humbën gjurmët dhe e kishin të pamundur që të lokalizonin sërish zbulimin e tyre.
Mendohet se qytetet janë braktisur rreth viteve 1000 pas Erës së Re.
Qytetërimi maja ka lulëzuar në Amerikën Qendrore dhe gjurmët më të hershme të ekzistencës së tij datojnë prej vitit 2600 para Erës Sonë.