Të shpejtë dhe aktivë. Të tillë janë xhihadistët e ISIS në rrjetet sociale, të cilët nuk ndalen as përpara përpjekjeve të administratorëve të tyre për t’u bllokuar profilet dhe përmbajtjet.
Pas njoftimit të administratorit të Twitter, Dick Costolo, që ka vendosur të pezullojë çdo profil që përmban videon e vrasjes së gazetarit amerikan Jack Foley dhe pas vendimit analog të YouTube, njerëzit e Al Bagdadit janë vënë në punë për të gjetur mjete të reja propagande.
Sipas faqes amerikane të internetit, Vocativ, pesë janë piketat e strategjisë së re. Në të parën dhe në të dytën parashtrohet hipoteza e zhvendosjes së komunikimit në platforma të tjera që të mos jenë Twitter dhe YouTube.
Në të tretën hipotizohet edhe krijimi i një serveri alternativ që të mund të menaxhojë komunikimet e Shtetit Islamik. Më pas vjen thirrja për të sabotuar kanalet televizive perëndimore sepse konsiderohen imoralë dhe të gjehet një mjet alternativ për platformën JustPaste, për publikimin e komunikatave.
Ndërkohë, xhihadi është spostuar në Google+ dhe Linkedin, rrjete të tjera sociale shumë të përdorura por më pak të reklamuara. Në G+ shfrytëzohen edhe funksionet e opsionit “Picasa” për shpërndarjen e fotove dhe Google Calendar për të caktuar betejat.
Ndërsa në Linkedin është krijuar një profil me listën e të gjithë liderëve të ISIS-it, përfshirë ata të rënë në betejë. Një tjetër rrjet social i përdorur është Vkontakte, platforma e dytë përsa i përket numrit të abonentëve në Evropë dhe shumë i përhapur në Rusi. Këtu janë transferuar kryesisht profilet në Twitter, duke bërë “copy-paste” edhe linqet që ndodheshin në të.
Megjithatë, jeta e ISIS në rrjete rrezikon të bëhet më e vështirë. Themeluesi i Diaspora, një tjetër platformë e tipit “open source” dhe prej kohësh e shumëpërdorur, ka deklaruar se është në punë për largimin e ISIS nga faqja e saj.