Në premierën e “Sin City 2” në Los Angeles, prozhektorët u kthyen nga aktoret Jessica Alba dhe Rosario Dawson, personazhet sypatrembura të të cilave vijnë po aq joshëse sa në filmin e parë.
Për Dawson është një lloj force e femrës, që përcillet në vazhdimin e “Sin City”-t 10 vjet më vonë. Të njëjtin mendim ndan dhe Jessica Alba, që rikthehet në ekranin e madh si Nancy Callahan, kërcimtarja ekzotike, i dashuri i së cilës, i interpretuar nga Bruce Willis, vritet.
Vajzat gjithmonë përshkruhen si viktima që u nevojitet mbrojtje, ndërsa në këtë rast fuqinë e kemi ne, thotë aktorja. “Sin City” u shfaq në kinema për herë të parë në 2005-n, si përshtatje e një novele me të njëjtin emër të Frank Miller-it.
Asokohe, Miller dhe regjizori Robert Rodriguez druheshin se filmi do të pritej me skepticizëm, për shkak të formatit të tij të pazakontë, por sot thonë se janë gati të nisin xhirimet për “Sin City 3”.