TIRANE-Të plakurit në mënyrë të këndshme nuk është një art i humbur, por vetëm i harruar. Shumica e profesionalistëve në këtë fushë japin këshilla të arsyeshme: mbroni lëkurën, përdorni produktet adekuate për tipin e lëkurës suaj dhe vazhdoni jetën.
Për të gjithë ata që mendojnë se gjilpëra është ndër të vetmet mënyra për të mbetur të "rinj", ja një statistikë: rreth 80% e plakjes shkaktohet nga faktorët e ambientit, gjëra të cilat mund t'i kontrolloni.
Dymbëdhjetë mënyra për të ngadalësuar plakjen
Përdorni krem kundër diellit çdo ditë. Me siguri keni dëgjuar më parë: ekspozimi në diell është faktori nr.1 për plakje të parakohshme. Rrezet ultravioletë nga dielli degradojnë kolagjenin dhe elastinin, - substanca që e mbajnë lëkurën të butë dhe të njëtrajtshme.
Aplikoni krem kundër diellit mjaftueshëm. Një shtresë shumë e hollë e faktorit SPF 15 është e barabartë me SPF 7. Përdorni afërsisht një lugë çaji për ta mbuluar fytyrën.
Mos i harroni këmbët. Shumë raste të melanomës malinje gjenden më tepër nëpër këmbë.
Mos i besoni shumë grimit (make-up) me faktor SPF. Gjasat janë që nuk do të përdorni mjaftueshëm për ta mbrojtur fytyrën.
Zgjidhni syze dielli me mbrojtje UV. Syzet e mira e parandalojnë kataraktin (perden e syve) dhe degradimin e kolagjenit rreth syve, që mund të shkaktojë plasaritje të shumta.
Shmangiuni vendeve me tym. Nëse pini duhan, lëreni. Ata që nuk e pinë, duhet ta dinë që ekspozimi kronik në ambiente të tilla dëmton lëkurën. Tymi, sikurse dielli, e bombardon lëkurën me radikale të lira, që e zbehin lëkurën, pakësojnë kolagjenin dhe ngadalësojnë vetitë shëruese. Për t'i luftuar këto, përdorni produkte që përmbajnë antioksidantë, të cilët neutralizojnë radikalet e lira. Më të preferuarat janë vitamina C, E dhe çaji i gjelbër.
Ndaloni së ngacmuari lëkurën! Është vështirë t'i rezistohet një akneje të sapodalë, mirëpo shenja që ajo do lërë është arsyeja më e mirë për të mos e ngacmuar. Me plakjen, shenjat do të duken si rrudha. Nëse shenja gjendet afër rrudhës, ajo do të thellohet.
Bëhuni të vetëdijshëm për lëvizjet e përsëritshme. Kur buzëqeshni, kur i rrudhni vetullat dhe kur bisedoni, fytyra juaj bën mijëra lëvizje në ditë. Do të ishte joreale sikur të ndalonit të shprehnit emocion, mirëpo disa zakone mund të frenohen. Kur vazhdimisht pini me anë të tubit, përtypni çamçakëz apo pini duhan, ju thyeni kolagjenin rreth gojës dhe rrudhat do të vijnë më parë.
Pastroni fytyrën me acide alfa-hidroksi (AHA). Ato ju ndihmojnë për largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, për të zbuluar shtresën e freskët. Acidet alfa-hidroksi i pastrojnë poret dhe bëjnë që lëkura juaj të duket më e lëmuar.
Përdorni një krem kundër rrudhave (anti-'age') natën. Një krem i efektshëm preferohet të ketë retinoide, për shembull derivativë të vitaminës A. Retinoidet e stimulojnë lëkurën për të ripërtëritur vetveten, duke zbutur vijat e holla dhe duke riparuar dëmet nga dielli. Në fillim mund të jenë pezmatuese, pra aplikojini më pak.
Përdorni çdo javë 'tretman' për pastrimin/zhveshjen e lëkurës. Ato më profesionale kundër plakjes zhveshin lëkurën, për të pastruar pigmentimin e pabarabartë dhe për të stimuluar rritjen e kolagjenit.
Mos i harroni pjesët e tjera të trupit. Çfarëdo që bëni për fytyrën, duhet ta bëni edhe për qafën, gjoksin dhe duart. Këto janë vendet e para që tregojnë plakjen. Ajo që më së paku mund të bëni është të hidratoni lëkurën. Një lëkurë e hidratuar duket e shëndoshë dhe e butë.