Industria e seksit krijon kukullën me lëkurë e sy ndjellës

JAPONI-Një kompani e seksit japoneze pretendon se ka arritur nivelin më të zhvilluar të një kukulle për seks, e cila ka një lëkurë të ndjeshme dhe me sy ndjellës, gati si të vërtetë. Kompania pretendon se silikoni që është krijuar kukulla është i një cilësie tepër të lartë, aq sa ajo nuk ka ndryshim nga një e dashur reale. Kukullat quhen, “Gratë holandeze”, një term japonez për një kukull seksi dhe kushton 1 mijë paund britanik. “Kush blen këtë kukull tepër seksi në dukje dhe me qëllim për seks, nuk do të dojë kurrë një të dashur të vërtetë”- mburret kompania në media të ndryshme. 

Madje tashmë kanë krijuar dhe veshjet vetë me qëllim që të mos marrin ekskluzivitetin e asnjë kompanie tjetër të brendshmesh. 

Blerësit kanë mundësi të blejnë kukullën, të përzgjedhin përmasat tek ajo sic i dëshirojnë, gjoksin, belin, ngjyrën e syve, të flokëve. 

Zëdhënësi i Kompanisë, Osami Seto thotë se: Më në fund kemi arritur dicka tepër të madhe. Kemi mundur të krijojmë dicka të bukur dhe në dukje aq reale dhe jo të shëmtuar apo të frikshme”. 
Prej vitesh industria në Japoni po tenton majat e teknologjisë. Kukullat e krijuara përvec të tjerash mund të marrin pozicionet që dëshiron klienti. 






Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2