Ja sa rrezikojmë duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë

Ne e dimë se të ndenjurit ulur është diçka shumë e keqe dhe shumica prej nesh intuitivisht duhet të ndihen fajtorë për këtë gjë. Por çfarë saktësisht shkon keq në trupin tonë? Ja cilat janë shpjegimet e katër ekspertëve të cilët analizojnë me detaje zinxhirin e problemeve nga koka deri te këmbët.

Dëmtime të organeve Sëmundjet e zemrës
Muskujt djegin më pak yndyrë dhe gjaku rrjedh shumë, shumë ngadalë gjatë qëndrimit ulur. Në këtë mënyrë acidet yndyrore e kanë më lehtë të bllokojnë zemrën. Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë lidhet drejtpërsëdrejti me presionin e lartë të gjakut dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Njerëzit që rrinë ulur për një kohë të gjatë kanë riskun të preken nga sëmundjet kardiovaskulare dy herë më shumë se personat që rrinë më pak ulur.

Pankreasi
Pankreasi është organi që prodhon insulinë, një hormon që mbart glukozë në qeliza për t’i dhënë energji atyre. Por, qelizat në muskuj bosh nuk janë të gatshme t’i përgjigjen insulinës. Në këtë mënyrë pankreasi vazhdon të prodhojë me tepri, gjë që mund të çojë në diabet dhe sëmundje të tjera. Një studim i vitit 2011 zbuloi një rënie insulinës vetëm pas një dite të qëndrimit ulur.

Kanceri
Studimet kanë treguar se të qëndruarit ulur përbën një rrezik të madh edhe për zorrën e trashë dhe për gjirin, duke u bërë kështu edhe shkaktari kryesor i kancerit endometrial. Arsyeja është e paqartë, por një teori shpjegon se insulina e tepërt nxit rritjen e qelizave. Një tjetër argument tregon se lëvizja e rregullt rrit antioksidantët natyrorë që vrasin qelizat e dëmshme. Potencialisht, radikalet e lira shkaktojnë kancerin.

Degjenerimi i muskujve /Muskujt e barkut
Kur ju thjesht qëndroni, lëvizni apo edhe uleni drejt, muskujt e barkut, muskujt abdominalë ju bëjnë që të mbani një drejtim të caktuar. Por, kur ju filloni të paloseni teksa jeni duke qëndruar në karrige, këtu muskuj e humbasin aktivitetin e tyre dhe shkëputen nga procesi i tyre. Muskujt e pasmë fillojnë të shtrëngohen dhe të dobësohen njëkohësisht duke formuar kështu një hark në kurrizin tuaj. Kjo sjellje e muskujve papritur kthehet në një shkatërrim të mundshëm të zakonit tuaj të qëndrimit. Kjo gjendje e muskujve dhe e trupit tuaj quhet Hyperlordosis, ose Swayback.

Legeni i ngushtë
Legeni në përgjithësi është një pjesë e trupit shumë e përshtatshme për të ndihmojë qëndrimin tonë që të jetë i balancuar, por ndenjëset përgjithësisht bëjnë që muskujt e legeni të fillojnë të ngushtohen dhe të shkurtohen, duke kufizuar kështu një varg lëvizjesh dhe gjatësinë e një hapi më të madh gjatë ecjes. Studimet për këtë çështje kanë dalë në përfundimin se një legen që qëndron ulur për një kohë relativisht të gjatë mund të jetë një nga arsyet kryesore të tendencës së menjëhershme të rënies së shëndetit tek të moshuarit.

Vithe të lëshuara
Kur qëndroni të ulur në një karrige ju filloni të detyroni vithet tuaja të mos bëjnë asgjë. Dhe vithet mësohen me këtë gjendje. Vithet e qullosura jo vetëm që nuk janë të bukura, por njëkohësisht ju bëjnë që të humbni aftësinë për t’u shtyrë, për të marrë vrull dhe për të ecur me hapa të mëdhenj e të gjatë. Kocka delikate

Probleme me këmbët
Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë shkakton qarkullim të dobët të gjakut në këmbë, si pasojë shkakton edhe grumbullim të lëngjeve në këmbët tona. Problemet fillojnë nga fryrja e këmbëve dhe venave e deri te variçet e rrezikshme dhe mpiksja e gjakut, e cila ndryshe quhet trombozë në vena.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2