TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani jo vetëm që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por ka inkurajuar vartësit e tij të vazhdojnë punën të qetë. “Puna të vazhdojë si deri tani. Është një situatë e vështirë, por do ta kalojmë siç kemi kaluar bashkë situata të tjera të vështira”, mësohet se u ka komunikuar Fullani drejtorëve kryesorë të BSH-së në takime të veçanta. Guvernatori ka takuar edhe punonjësit e thjeshtë, duke dalë vetë zyrë më zyrë për të komunikuar drejtpërdrejt me vartësit. Kreu i Bankës së Shqipërisë i ka kërkuar personelit që të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi. Dorëheqja e Guvernatorit të BSH-së u kërkua nga përfaqësues të shoqërisë civile, akademikëve, artistëve mes të cilëve spikati apeli i Dritëro Agollit: Të marrë fajin mbi supe! Gjithashtu, largimi i Fullanit është kërkuar edhe nga anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës, Ermelinda Meksi.
Takimi i Guvernatorit me punonjësit e BSH-së u lajmërua edhe në faqen zyrtare të bankës në internet.
“Në vijim të mbledhjeve të posaçme të Këshillit Mbikëqyrës, pas një analize të hollësishme dhe të përgjegjshme të situatës së krijuar nga akti i shëmtuar i vjedhjes në Departamentin e Emisionit, administrimi i Bankës së Shqipërisë organizoi një takim të posaçëm me punonjësit e Bankës. Administrimi i Bankës së Shqipërisë i tërhoqi vëmendjen personelit të Bankës së Shqipërisë që të mprehë shqisat e skepticizmit profesional dhe të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi”, citohet në faqen e Bankës. Më tej, në njoftim sqarohet se “Këshilli Mbikëqyrës dhe administrimi i Bankës së Shqipërisë beson se punonjësit e Bankës kanë ekspertizën teknike, përgatitjen profesionale, integritetin moral dhe kthjelltësinë në vendimmarrje për rikuperimin e situatës dhe përsosmërinë e veprimtarisë së saj”.
E-MAILI
Pak ditë më parë, “GSH” zbardhi e-mailin konfidencial që Banka e Shqipërisë u shpërndau punonjësve, pak orë përpara se të denonconte në prokurori vjedhjen e shekullit në institucionin financiar. Departamenti i Burimeve Njerëzore shpërndau në e-mailet e punonjësve të BSH-së, një tekst të njëjtë për të gjithë, të cilët janë informuar lidhur me denoncimin në prokurori të punonjësve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të cilët akuzohen se përvetësuan 713 milionë lekë të reja. Gjesti i tyre është cilësuar i shëmtuar dhe i ulët. “Dy punonjës të BSH kanë kryer një gjest të ulët dhe të shëmtuar dhe janë denoncuar në prokurori”, thuhet në e-mail. Departamenti i Burimeve Njerëzore paralajmëronte punonjësit për përgjegjësi penale, nëse flasin për këtë çështje jashtë institucionit të BSH-së. “Ju kujtojmë detyrimin për ruajtjen e konfidencialitetit. Çështjen mos e diskutoni as jashtë, as brenda, mbani përgjegjësi”, thuhet në e-mailin ku paralajmëroheshin masa, nëse çështja bëhej objekt bisede.