500 forca të policisë kanë rrethuar fshatin Lazarat dhe është ende në vijim një operacion për asgjesimin e lëndës narkotike të sapombjellë atje.
Operacioni nisi pasditen e djeshme. Gjatë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni nga një grup personash të identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku si pasojë e të shtënave kundër këtyre forcave, mbeti i plagosur dhe një 45-vjecar, banor i fshatit Lazarat.
Strukturat e Policisë së Shtetit, përkatësisht forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër të mbështetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po vijojnë veprimet, me qëllim asgjesimin e sipërfaqes së identifikuar të kultivuar me bimë nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave që qëlluan në drejtim të forcave të policisë, disa banorë të fshatit dhe disa nga zona të tjera.
Në njoftimin e Drejtorisë së Policisë thuhet se në drejtim të forcave pjesëmarrëse në operacion prej mbrëmjes së djeshme po vijon të qëllohet me armë zjarri nga ky grup personash, duke përdorur dhe armë të rënda si antitank, mitroloz i rëndë e i lehtë, mortaja etj. Nga veprimet e ndërmarra është identifikuar vendi prej nga ky grup personash po qëllon me armë zjarri, ku janë lokalizuar në banesën e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentë kriminalë, i arrestuar nga forcat RENEA, i dënuar me vendim gjykate dhe i falur më pas nga Presidenti i Republikës.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të këtij operacioni po bashkëpunohet me Prokurorinë e rrethit. Po ashtu është kërkuar bashkëpunimi i pushtetit lokal dhe i banorëve të fshatit Lazarat, që të distancohen nga ky grup personash dhe të japin kontributin e tyre në drejtim të kapjes së këtyre personave.
Ndërkohë, nga Drejtoria e Përgjithshme e policisë bëhet e ditur se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vënë në gatishmëri gjithë strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat do të vihen në lëvizje në varësi të situatës.
Aktualisht në terren janë rreth 500 forca policore, të cilët kanë bërë rrethimin e zonës. Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë thuhet se Policia e Shtetit është e vendosur për realizimin e misionit të saj, si dhe për të "Çliruar" dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal.