Në kujtim të poetit, dy vjet pas ndarjes nga jeta, risjellim intervistën e tij të fundit dhënë në gusht të 2010.
Është 82 vjeç. Hokatar dhe nursëz. Vetullkërleshur e vështrimin pishë në sytë e futur thellë në zgavra. E vendos cigaren e radhës në çibuk dhe e thith fort si të ishte e fundit… Poeti i pazakontë, Pano Taçi, ka zgjedhur të më rrëfejë ca “sekrete” të jetës së tij sot. Është data 4 gusht, ora 11:00 e paradites. E takoj rastësisht në bar “Lux”. Kisha dëgjuar shumë legjenda për të. Poeti endacak. Bohemi. Shpotitësi. Një mal me halle njeri. Jetënxirosuri. Dashnori pasionant. Vagabondi i kohës së komunizmit. Poeti i rrallë, i veçantë, i pakrahasueshëm. Njeri me botë të pazakontë. Ata që nuk e njohin, kanë një mundësi sot përmes kësaj bisede që do të zhvillojmë bashkë me Panon. Kërkoj shoqërinë e tij, dhe pranon plot gëzim. Më thotë se ka gati një libër të ri me poezi. Është i paduruar të m’i tregojë. I nxehti ia çon djersën çurk. Një ambient me ajër të kondicionuar dhe një birrë...? Është idealja në një takim si ky me Panon. Sa ulemi e pyes si është me shëndet dhe më thotë se është top. “S’më gjen gjë… vdekja s’guxon të afrohet”, - më thotë dhe qesh…. Duket ka vendosur të më lërë gojëhapur. Pasi, kur unë me keqardhje e pyes se kush kujdeset për të këto ditë të pleqërisë së vonë, merr një qëndrim pozant dhe më thotë “…dashnorja ime. Unë bashkëjetoj prej disa kohësh me të. Quhet Drita. Është e bukur dhe ma do shpirti…”. Më thotë se ka marrë një shtëpi me qira diku në zonën e ish-frigoriferit. Ma përshkruan me imtësi hapësirën e kësaj shtëpie, dhomën e gjumit, korridorin, kthinën ku mund të gatuhet, banjën… “Është shtëpi e rregullt. Jetoj mirë”. Me ç’para e paguan? - e pyes. Më thotë se merr pensionin e shkrimtarit. “Ma ka dhënë Saliu. Ma dhanë që në kohën kur ishte ministër Bujar Leskaj... Por kam edhe pensionin e zakonshëm. Bëhen diku rreth 30 mijë lekë të reja”. PANO TACI Po pse je pa shtëpi Pano? Nuk ke pasur kurrë shtëpi tënden? - e pyes. Ai hesht një grimë kohe dhe nis të më rrëfejë një histori që duket e trazon tepër… “Jo, e kisha. Por ma shembën. Në vend të saj është ndërtuar një pallat i madh. Unë nuk isha në atë kohë këtu dhe motrat e vëllezërit e mi e këmbyen me nga një hyrje për veten e tyre në atë pallat. Unë mbeta pa shtëpi. Tani jam në gjyq me atë ndërtuesin. Sepse avokati im më ka thënë se më takon të paktën një garsoniere”. Në ç’fazë është gjyqi? - e pyes. Dhe përgjigjet gjithë shpresë “është në Apel…shpresoj ta fitoj…”. Ngulmon se është e drejta e tij të ketë një shtëpi aty, ku dikur ishte shtëpia e prindërve të tij. Se në të vërtetë, atij vetëm pak kohë i qëlloi të jetonte në të. Kjo për arsye, siç tregon me zërin që i dridhet, “se e kalova jetën time në burgje e internime. Nuk më donte regjimi mua. Kisha sjellje borgjeze. Kështu më thanë në fillim. Pastaj bëja agjitacion e propagandë, pastaj shkruaja edhe poezi të rrezikshme... kish gjithfarë arsyesh regjimi për të mos më dashur mua...”. Pano vë buzën në gaz kur flet për këto gjëra. Duket sikur gjithë jetën e tij shaka ka bërë me rreziqet që i kanoseshin, me vështirësitë, me disfatat e mëdha...edhe pse shumë prej tyre janë kanë copëtuar zemrën... Por le ti marrim gjërat me rend. Flasim fillimisht për poezinë dhe për vëllimin e ri poetik. PANO TACI Pano, kur i ke shkruajtur këto poezi? Kam 2 muaj e gjysmë që e kam përfunduar këtë libër. Ka poezi të reja, por edhe ndonjë poezi që e kam shkruajtur herët dhe e kam ripunuar. Unë shkruaj çdo ditë dhe kam oraret e mia të përcaktuara kur shkruaj poezi… Kur shkruan? Rreth orës dhjetë e gjysmë shkoj te “Tajvani”. E kam temën në kokë. Dy vargjet e para..dhe pastaj ulem e punoj poezinë...por punoj edhe te kafe “Evropa”. Aty shkoj gjithmonë, pasi kam dy kafe gratis çdo ditë nga pronari...Rri aty deri nga ora dymbëdhjetë e pastaj shkoj te “Guva” dëgjoj muzikë. Pi....deri nga ora dy-tre. Pastaj shkoj në shtëpi, shoh ndonjë film dhe fle gjumë deri në tetë e gjysmë...”. - Të darkës? - e pyes e habitur. .”Jo moj jo, të mëngjesit”, - thotë dhe fillon të qeshë me të madhe. Ishte itinerari i tij i darkës ky...Pra Pano Taçi, 82 vjeç, bën jetë nate rregullisht dhe poezitë e tij i shkruan mbrëmjeve vonë...jo në shtëpi, apo i mbyllur në ndonjë kthinë...por lokaleve, ku zhurmon muzika e vajzat e reja ekspozojnë hiret e tyre. Nëse i lexon poezitë e tij bindesh menjëherë, pasi është e dukshme se frymëzimi nuk vjen nga një ambient dosido...Ja disa vargje nga jeta e tij e natës: … Dhe pse jam plak, ma do ky shpirt, të bëhem sonte, sërish djalë. Tym më nxjerr koka për një flirt, si plak pa lek, s’bëhet fjalë. Them t’ia ndaj lekët pensionit Për një vromë me minifund, që peshkon te guva e Gjonit të zë në grep, xhepat t’i shkund.... E pyes Panon për jetën që bën aktualisht dhe përgjigjet e tij janë aq të drejtpërdrejta e të sinqerta sa ta trazojnë ndërgjegjen. Është njëherazi shakator dhe tragjik. I papërsëritshëm... Pano, ku jeton? Nuk kam shtëpi. Shtëpinë ma shembën, para tre katër vitesh. Unë isha në Maqedoni. Të mitë morën nga një hyrje në pallatin që u ndërtua. Ndërsa unë mbeta pa shtëpi, pasi unë nuk kisha nënshkruar kontratë. Por ata nuk duhet ta kishin shembur pjesën time pa më marrë leje mua. Ishte shtëpia që na kishte lënë babai. E hodha në gjyq ndërtuesin, por ma rrëzoi shkallën e parë tani jam prapë në gjyq me të…. Pra je pa shtëpi… Jetoj me qira. Paguaj 120 mijë lekë (të vjetra). Ndodhet te ish-frigoriferi. Është një dhomë, paradhomë, banjë dhe një aneks për gatim... Jeton vetëm aty? Vetëm kam jetuar deri para pak kohësh. Por tani jam lidhur me një ish-dashnoren time. Ka qenë në Itali ajo, pati ikur me gomone, por i dolën dokumentet false dhe e kthyen. Drita quhet, nga Përmeti. Është kushërira e poetit të famshëm, Lame Kodra. E kam dashur shumë, dikur...i kam kushtuar poezi asaj. E kam njohur tek Fideli (Fidel Ylli), kur ka qenë banakiere. Ai ma prezantoi. Te bar “Westi”. Aty u njohëm. Atëkohë pata botuar librin tim me poezi erotike, “Lakuriq”. Kur i lexoi, ajo mbeti pa mend. Të dija serioz, - më tha. Po serioz jam, - i thashë. Ja, kështu u njohëm, e u lidhëm. Por pastaj ajo iku në Itali. Qëndroi 8-9 vite atje. Tani ka ardhur. Më kishte kërkuar sa erdhi këtu... Po si të gjeti? Te “Kafe Europa”. E di ajo që unë aty rri gjithmonë... Pano e tund kokën, dhe të bën të kuptosh se është i fortë me femrat..sië ka qenë gjithmonë tek e mbramja. Më tregon për një surprizë që i ka bërë sapo erdhi, kur kishte ditëlindjen dhe e tregon me një pasion prej adoleshenti. Duket është i kënaqur këto ditë të vona të pleqërisë. Të paktën sot këtë gjendje reflekton... E pyes për poezitë dhe frymëzimin... Më the që shkruan në çdo kohë, e kudo që të jesh… Po po...temën e kam në kokë sa herë dal e nisem për diku… Ç’tema të shqetësojnë? Temat e përditshme...një mall, një brengë, një dhembje, një shok burgu, një ish-dashnore, Lasgushi, Fishta...I kam njojtur. Fishtën e kam njojtur që nga koha e Zogut, se dajua im Thomai ka qenë shok i Fishtës, ka qenë deputet. Po sa vjeç ke qenë atë kohë? I vogël, por e mbaj mend. Unë jam ditëlindja 1928. Jam 82 vjeç sot. Si e ke njohur Fishtën? Mua më merrte dajua me vete. Ai më mbante mua si djalin e tij. Fishta vinte të kafe “Krusali”. Aty e kam njojtur. Aty kam njojtur edhe Lasgushin, me të cilin më vonë u bëra mik. Aty kam njojtur dhe Ali Asllanin. Ka qenë një kafe e bukur ajo, kafe borgjeze. Në një anë luhesh kumar, në një anë kishte këngëtare, serbe, maqedonase, greke. Ato këndonin, në anën tjetër pihej kafe... Panos i pëlqen të arratiset në kujtime. E lë pak mënjanë temën që po flasim dhe nis e kujton kohën e fëmijërisë, kur njëherë, së bashku me kushërirat e kishin marrë me vete në dasmën e mbretit Zog. Isha veshur bukur. Kishte njerëz të fisëm përreth. Në nëj anë shërbehej plot luks për të pasurit e në një anë kazanët me gjëllë që shpërndaheshin për fukarenjtë...”. E pyes për kohën e luftës, e cila e gjeti Pano Taçin në moshën 11-vjeçare. Pano, si e kujton Luftën? Unë kam qenë partizan. Kam luftuar me brigadën 23, me komandat Hamit Keçi dhe komisar Xhavit Qesen. Të dy i futën në burg më vonë. Pse? Ishin kundërshtarë të Enverit. Nuk i deshi ai. Se Enveri nuk ka shkrepur një pushkë, thoshin atëherë. Si e ke kaluar periudhën e komunizmit? Si jetoje? Kam jetuar mirë. Mua më vinin 10 dollarë çdo muaj. Po ashtu edhe babait edhe gjyshes. Gjyshi ka qenë sekretar i Fan Nolit për kishën. Aty ka vdekur. Quhej Zoto Taçi. I kanë varret pranë e pranë me Fan Nolin. Pano nis të tregojë një histori, ku shkrihen kohët e fillimit të diktaturës me rrëzimin e saj. “Kur erdhi në Shqipëri ambasadori i parë amerikan pas shembjes së diktaturës William Ryerson, më vjen në shtëpi një sekretare e ambasadës dhe më thotë se më kërkonte ambasadori. Shkova në ambasadë dhe ai doli e më priti. Fliste shqip. Më tha: “E di kush ma ka mësuar shqipen mua? Jo, i thashë. Ke pasur një gjysh në Amerikë? Po, i thashë, ka vdekur në ’82-in. Ç’profesion ka pasur, më pyeti? Ka qenë jurist dhe ekonomist i diplomuar në Sorbonë – i thashë unë. Po,- më tha - ai është gjyshi yt. Më pyeti nëse kisha ndonjë fotografi kur kam qenë i vogël, e kur gjyshi vinte në Shqipëri. Por unë nuk kisha asnjë fotografi. Ai mori një foto dhe ma tregoi. Isha unë me papion, i vogël, me pantallona deri poshtë gjurit, me një xhaketë të bukur. Nuk e njoha veten. Ai më tha ta shihja foton nga pas. Aty shkruhej: “Mallit të shpirtit tim, nipit tim të dashur Panos. Gjyshi i përmalluar, Zoto. 1941”. Kishte ardhur me pushime në atë kohë në Shqipëri kur e kemi bërë atë foto. E ruaj edhe sot e kësaj ditë. E pyeta ambasadorin Ryerson, se si ishte njohur me gjyshin tim dhe më tha se e kishte njohur që kur kishte qenë fëmijë dhe familja kërkonte një jurist për kompaninë e tyre, për çështje që i lidhnin me Ballkanin. Gjyshi i kishte mësuar atij shqip. “Më donte. Më thoshte gjithmonë: “Më kujton nipin tim Panon, që e kam në Shqipëri....” Kur e pyeta se si më kishte gjetur mua këtu në Shqipëri, më tha: “Të kam gjetur përmes librit tënd të parë me poezi “Blerimi i thinjur. Një miku juaj kur kishte ardhur në Amerikë, e kishte lënë atë në bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë”. U kujtova, se unë i kisha dhënë dy kopje libri Pandeli Koçit, që një kopje t’ia çonte Arshi Pipës dhe një kopje Isuf Luzit, profesorit tim... Me Isufin kam korrespodencë, 33 letra ruaj prej tij. I kam letrat që më ka dërguar ai. Janë fantastike....Në letrën e parë më shkruante: “O mall e dhembje e shpirtit tim. Sytë e mia të emigrantit s’janë krypur asnjëherë nga pika e lotit. Lexova “Blerimin e thinjur” dhe të faleminderit...Të paskish qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro-amerikanë, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë”.... Kur Pano e ndërpret këtë rrëfim, i kërkoj që të më tregojë vuajtjet e diktaturës. Kur të burgosën Pano? Unë rashë në burg në ’47-ën. Pse të futën në burg? Po, sepse desha të ikja unë. Doja të ikja në Greqi, të kaloja kufirin e pastaj, që andej të ikja te gjyshi në Amerikë. Shkova në Gjirokastër, por kufirin nuk e dija. Mua më kishin përjashtuar nga shkolla për dashuri borgjeze... Ç’ishte kjo dashuria borgjeze? Doja vajzën e një gjenerali unë, që edhe ai më vonë hëngri kokën...Ishte vajza e Spiro Moisiut, Jolanda Moisiu. E kisha në bankë. Mirëpo nga që kishte kaluar koha e luftës dhe shkollat ishin të mbyllura kishim diferencë moshë. Ajo mund të ishte 3-4 vjet më e vogël se unë. Në fakt unë bëja shumë sjellje që nuk pëlqeheshin. Kam qenë nxënës i notës 10 absolute me përjashtim të disiplinës që e kisha 5, sepse unë gjithmonë hyja nga dera e dilja nga penxherja, ose hyja nga penxherja e dilja nga dera. Kur bënin gjimnastikë, vajzave që më pëlqenin unë iu fusja nëpër çanta trëndafila, zambakë…, kurse atyre që grindeshin me mua ju bëja karamele ku fusja brenda kakardhi. Këto i’ua fusja në çantë….(Qesh me të madhe…). Mirëpo për këto gjëra, kështu, më përjashtuan nga shkolla mua, me motivacionin “dashuri borgjeze”. Ç’ndodhi më pas? Vrava mendjen ku të shkoja dhe vendosa të shkoj në Gjirokastër tek dajua, Thomai. Kur mbërrita atje dhe i tregova ai u habit. Po pse të kanë përjashtuar nga shkolla more, ç’ke bërë? “Për dashuri borgjeze”, i thashë, iu bëra një vjershë vajzave dhe sekretarja e rinisë e bëri problem. U mblodh këshilli pedagogjik dhe morën vendim të më përjashtojnë... Mos u mërzit më tha dajua… Rri këtë vit këtu në Gjirokastër dhe vitin tjetër e rregullojmë që të kthehesh prapë në shkollë. O po do të iki në Greqi, i thashë e që andej do të shkoj te gjyshi në Amerikë… Ç’thua more, mos u ndjej. I kishte thënë një shok që më kishin vënë njerëz pas e duhet të bëja kujdes. Por se dëgjova unë. U nisa dhe më kapën në Bularat. Më arrestuan. Më mbajtën nja pesë ditë në birucë. Pastaj më nxorën në gjyq dhe më dënuan për sjellje borgjeze në shkollë dhe në shoqëri, (pasi unë ndërroja një kostum paradite, një pasdite)… kapriçoz, deshi të linte atdheun...dhe më dënuan fillimisht 4 vjet, por pastaj ma shkurtuan në 2 vjet. Kështu bëra 2 vjet burg dhe pastaj më çuan në kamp internimi. Ku të internuan? Kampi i parë ka qenë i Valiasit, pastaj na çuan të hapnim kanale në bregdetin e Kavajës, pastaj të rinjtë i mbajtën, të moshuarit i kthyen në burg. Ne na çuan në Maliq të thanim kënetën. Aty kam njohur shumë personalitete të kulturës, që regjimi nuk i donte e që vuanin dënimet. Mes tyre njoha edhe Mitrush Kutelin. Kam shumë kujtime me ta. Dhe po i shkruaj kujtimet… Janë kujtime që lidhen vetëm më ta? Po. Jam duke shkruar një ditar që i kam vënë titullin “Unë dhe jeta ime”. Kam shumë kujtime me Lasgushin, ç’bisedoja, ç’bënim, ç’kujtonim, poezitë që më pëlqenin, ato që nuk më pëlqenin… I ke shkruar që në atë kohë? Disa po, disa të tjera tani vonë. Unë shkruaja në atë kohë, kur më kishin vënë si redaktor të përkthyesve në burg. Të burgosën sërish? Si ndodhi? Eh sa herë më kanë burgosur mua....U zura me ca oficerë të Sigurimit, se nuk pranova unë të votoj. Thashë nuk dua të votoj. Ishte viti 1951. Prej andej pastaj më internuan në Saver të Lushnjës. Aty kam qëndruar fillimisht i rrethuar me tela, se ishte kamp i mbyllur. Më vonë u bë kamp i hapur e mund të lëvizje. Aty kam qëndruar deri në ’60-ën. Pastaj u lirova dhe më dënuan prapë në ‘62 për agjitacion e propagandë, për poezi. Bëra 5 vjet atje dhe më internuan prapë. Më dërguan në Librazhd. Atje njoha Koçi Petritin. Jetë shumë e vështirë…. Po, por kam mësuar shumë. Në burg mësova të saldoj, të montoj ndonjë gjë… Kur më sollën në Tiranë, më gjetën një punë në Uzinën e Autotraktorëve, ku atëherë montohej pjesa e re e traktorit. Punoja si montator. Por u ngrit Metalurgjiku dhe unë kërkova që të shkoja atje vullnetar. Mirëpo Maqo Bleta, kryeinxhinieri në Uzinë të Autotraktorëve më tha “mos shko, ku do të shkosh, këto të mbron Pilo (Peristeri), atje prapë në burg do të biesh ti”. Mirëpo e kundërshtoja unë. Shkova. Dhe në ’76-ën më arrestuan sërish. Këtë herë dënimi ishte më i gjatë. Plot dhjet vjet në burg. Në ’86 u lirova dhe pastaj vitet e tjera i kalova në internim sa në Peshkopi...gjithandej, me dëbonim, më mbanin larg nga Tirana. Ka qenë periudhë e vështirë. Babai më kishte vdekur. Nëna më kishte vdekur. Edhe gjyshi në Amerikë...Më kishte ndarë edhe gruaja. Kisha një djalë që s’e takonja dot... Në ç’vit je martuar Pano? Në ’60-ën u martova, sapo dola nga internimi. Dasma u bë për vitin ri 1961. Por nuk kaloi shumë dhe unë rashë prapë brenda, në ’62-shin. Fëmijën e kisha tre muajsh. Atëkohë më ndau gruaja. Takoheshe me djalin pasi dole nga burgu? Nuk më linte ajo mua. Kishte frikë se ia merrja djalin. E kishte mësuar keq. Kur më takonte më thoshte “gangster, vagabond, je armik…”. Dhe unë i thoja “po kështu jam unë”. Ai qeshte. Ishte i vogël. Unë kisha të drejtë ta merrja djalin tim vetëm 2 orë në 15 ditë. Po dy orë ishin ato. Sa ta merrja, ta nxirrja në pazar, ta qerasja...Kishte qejf parfumet, ai më thoshte gjithmonë që t’ia blinja. Aq kohë ishte as që ç’mallesha me të. I shkoja në shkollë por më fshihej sa më shihte. Dhe kur i shkonja dhe i flisnja “po të kam çun unë ty” ai më thoshte “po, por unë nuk të dua. Ti je armik”. Kur ia kujtoj tani, qesh.... Ku jeton djali tani? Është në Greqi. Është martuar ka dy vajza. I takoj herë pas here. Gjatë bisedës më bën përshtypje një fakt, pasi femrat që ka dashur nuk i quan të dashura, por dashnore. Pano ka një koncept të tijin për dashurinë, e për rrjedhojë edhe përcaktimet janë kaq pranë natyrës së tij të pazakontë. Pano, pse thua gjithmonë dashnore, dhe jo “e dashur”? Po, dashnorja është tjetër dhe e dashura është tjetër gjë. Dashnorja është ajo, që të përkon me shpirtin tënd, ta do shpirti, brenda, thellë… E dashura është tjetër gjë, më e thjeshtë. Të dashura mund të kesh 10-15… plot. Kurse dashnore rrallë gjen. Më duket koncept i kundërt me atë çka dëgjohet sot përreth… E ke gabim. Dashnorja është dashuria… Sa dashnore ke pasur në jetën tënde? Unë kam pasur… (Mendohet, pak, thith cigaren, dhe thotë me një ton nostalgjik…) “Në fakt, kisha një në shkollë, gjirokastrite, vdiq ajo. Flora Kallanxhiu quhej. Ka qenë balerinë. Vdiq nga luçemia. Kishim miqësi familjare me të. E deshta shumë Florën… Ka qenë një tjetër nga Himara. Familja e tyre jetonte me qira në shtëpinë tonë. Kishin një mbesë ata dhe gjyshja donte të më fejonte më të mua. Ishte partizane greke kjo. Por unë…vajta e gjeta këtë, me të cilën u martova. E gjeta në Lushnje, atje e kam njohur. Tregon se si e ka njohur gruan me të cilën u martua, se si e pa një ditë në rrugë tek kthehej nga shkolla dhe e ngacmonte me fjalë, se si pastaj i shtyrë nga e ëma shkoi ën shtëpinë e saj dhe ngaqë i vinte turp iu tha prindërve të saj “kam ardhur të kërkoj vajzën tuaj për tim vëlla”. Mandej u zbulua se ishte Pano ai që do të martohej me të. Dhe ata nguruan. Se Pano ishte i internuar, i dënuar, ishte trazovaç, vagabond...Por siç thotë ai në fund u bindën dhe ia dhanë vajzën për grua...me të cilën nuk kaloi ndonjë jetë të lumtur, por të paktën, pati një djalë më të, e që u shndërrua në motiv për të jetuar... Pano hesht herë pas herë tek përhumbet në kujtime, tregon një histori të ngatërruar me një të huaj, austriake që e kish njohur në internim, “e bukur perri, që ishte kapur rob në luftë”. Ajo kish ikur në Austri pasi ishte shembur diktatura, e tani e kujtonte me ndonjë letër a fotografi...Pastaj krejt befas Pano kujton dhe një histori nga rinia e hershme. “Në Gjirokastër ka qenë Fazili Kokona. E kam dashur shumë. Atë e donte edhe Ismaili (Kadare) dhe Agim Shehu. Ishin në klasë më poshtë se mua ata. Ajo fliste me mua. Vinte të dajo Thomai. Unë vishesha bukur, serioz. Kurse Ismaili në atë kohë ka qenë i varfër dhe Agimi ka qenë kaçurrels, si një ari i vogël. Ajo ishte një brune kaq e bukur!!!...Me mua i pëlqente të bisedonte. Uleshim në park. Ismaili më fliste. Unë e ngacmoja… Që atëkohë jemi njohur me Ismailin. Ka qenë poet shumë i mirë që atëherë… …Prej këtij momenti Pano i harron dashnoret dhe zë e flet për poezinë. Jemi diku nga fundi i bisedës tonë. Thotë se në Gjirokastër ka njohur edhe një poet që e kanë pushkatuar në ’47. “Ai më mësoi mua ç’ishte poezia, më mësoi ritmin, metrikën. Më mësoi Fishtën, Mjedën, Nolin, Çajupin, Naimin...Isha i ri unë atëherë. Shkruaja, por bejte ishin”. Pano kthen një gllënjkë birrë, thith cigaren sërish dhe e kthen fjalën te Lasgushi. Poezitë e tij i ve mbi gjithçka. Kujton se si e ka parë një njëherë dhe i është afruar,pastaj e ka prekur me droje. “Njeri qenke? - i thashë. “Po njeri jam”, ma ktheu dhe qeshi...Më rrëmbenin shumë poezitë e Lasgushit. Kur e njoha më dukej sikur kisha prekur një ëndërr. Se këta poetët unë i quaja si perëndi, si njerëz të kaltër... Ashtu i përfytyroja gjithmonë, të kaltër...” - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/pano-taci-jeta-ime-poezi-burg-dhe-dashnore-220134.html#sthash.ZrmkpxnL.dpuf