Sharon Stone-Papa Françeskut: Beqarët janë prindër shumë të mirë

Aktorja e Hollivudit Sharon Stone gjatë një interviste i është drejtuar Papa Françeskut.

“Do të doja t’iu thoja me përulësi juve se beqarët mund të jenë prindër shumë të mirë për fëmijët e tyre të adoptuar. Unë jam një nënë e mrekullueshme për fëmijët e mi të adoptuar. Papa është një person shumë inteligjent dhe me një përulësi të tejskajshme preokupohet gjithmonë për gjërat e duhura. Është një person praktik që interesohet sinqerisht për gjërat konkrete”, tha Stone.

“Mua më është dashur të adoptoj fëmijët sepse nuk kam mundur të lind. Ka shumë persona të pafat si unë që mund të jenë prindër të mrekullueshëm për fëmijët që adoptojnë dhe që dëshirojnë të duan, por edhe t’i duan”, shton Sharon Stone.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2