Google ka lançuar një shërbim të ri, që i lejon europianëve të bëjnë kërkesë për heqjen e të dhënave personale të tyre nga rezultatet e kërkimeve online.
Kjo lëvizje vjen pas një vendimi historik të gjykatës së Bashkimit Europian në fillim të këtij muaji, i cili u dha njerëzve “të drejtën për t’u harruar”. Lidhjet me të dhënat e parëndësishme dhe të vjetëruara do të fshihen pas kërkesës së personave, bëri të ditur kompania.
Google njoftoi se do të vlerësonte çdo kërkesë dhe do të balanconte “të drejtat për privatësi të një individi, me të drejtën e publikut për të mësuar dhe shpërndarë informacione”.
“Gjatë vlerësimit të kërkesës suaj, ne do të shqyrtojmë nëse rezultati përfshin informacione të vjetëruara në lidhje me ju, ashtu sikurse edhe faktin nëse ka ndonjë interes publik mbi informacionin që kërkohet të fshihet”, deklaron Google në një format-kërkese, të cilën aplikantët do të duhet ta plotësojnë.
Google njofton se do të shqyrtojë të gjitha informacionet mbi “mashtrimet financiare, shpërdorimet profesionale, dënimet kriminale, apo sjelljen publike të zyrtarëve qeveritarë”, në momentin e vendosjes mbi një kërkesë të caktuar.
Google njofton se informacioni do të nisë të fshihet nga mesi i muajit Qershor dhe se çdo rezultat që do të preket nga procesi i fshirjes do t’u shënohet kërkuesve.
Vendimet mbi fshirjen e të dhënave duhen marrë nga njerëzit dhe jo nga algoritmat që “qeverisin” thuajse çdo pjesë tjetër të sistemit të kërkimit të Google.
Mosmarrëveshjet mbi faktin nëse informacioni duhet të fshihet apo jo, do të rishikohen nga agjencitë kombëtare të mbrojtjes së të dhënave.
Rregullatorët europianë të të dhënave priten të mblidhen më 3-4 Qershor. “E drejta për t’u harruar” do të diskutohet në atë mbledhje dhe mund të rezultojë me një deklaratë në lidhje me mënyrën se si do t’i shqyrtojnë kërkesat personat mbikqyrës.
Informacionet vetëm sa do të zhduken nga kërkimet e bëra në Europë, ndërsa kërkimet e bëra nga jashtë këtij kontinenti do të vazhdojnë të shfaqin të dhënat e kontestuara.