Në ditën ndërkombëtare të gruas të shumta kanë qenë urimet edhe nga personazhet e showbizz-it shqiptar për nënat e tyre. Edhe pse ne i kemi njohur ata përmes punës së tyre, sot zbulojmë edhe anën e tyre të ndjeshme, nënën. Sepse pa ato, ata nuk do të ishin…
Soni Malaj: “Festa e gruas, është në stinën e pranverës, sepse të gjitha ju, jeni të bukura si kjo stine. Keni forcën e madhe brenda jush, të luftoni sfidat e jetës. Të luftoni për familjen, për fëmijët tuaj, të luftoni kundër fatkeqësive, kundër sëmundjeve të tmerrshme, kundër fenomeneve të këqija shoqërore. Gëzuar 8 Marsin, të gjitha grave dhe paçi gjithmonë pranverë në jetët tuaja”.
Fiori Dardha: “Jam shumë e lumtur që në këtë 8 Mars sytë e nënës sime qeshin! ...dhe lerini gratë të festojnë sot! E di që 8 Marsi, më shumë se sa një festë është një ditë reflektimi, por është edhe një ditë ku ato duhet të ndjehen të lira. Ndaj, të dashura zonja e zonjusha, nëse sot keni vendosur të organizoheni si kolektiv apo si fis, të drekoni bashkë, të kerceni vals me njëra-tjetrën e të "harboheni" pa e vrare mendjen për hallet e përditshmërisë, bëjeni! Vishuni bukur dhe kënaquni! GËZUAR”- ka shkruar prezantuesja duke përcjellë një mesazh sa realist aq dhe motivues për femrën shqiptare.
Motrat Hoxha: “Kjo është për femrën që i bën të gjitha”- ka shkruar Sara në fotografinë ku duket vetëm e ëma. Ndërsa Lori ka shkruar një urim-dëshirë me admirim për të ëmën: “Sa ty, si ty, qoftë edhe sa gjysma jote”.
Ermal Fejzullahu: “Gëzuar 8 marsin nëna jem e mira. Të dua shumë shumë”- ka uruar këngëtari.
Klaudia Pepa: “Gjeta këtë foto edhe pse nuk është më e bukura. Shumë urime për nënën time dhe të gjitha gratë”- shkruan Klaudia për nënën e saj.
Nora Istrefi: “Urime 8 marsin të gjitha Mamitave”- uron Nora për të gjitha nënat.
Ndërsa bashkëshorti i saj Robert Berisha ka uruar Norën. “Urime 8 marsin o mami e Renee’s. Ju dua shumë”.
Aurela Hoxha: “Gëzuar për qenien më të bukur dhe më të brishtë në botë…Grua, nënë”- shkruan ajo, krahas fotos.
Endrit Mërtiri: “Gëzuar 8 marsin femra më e rëndësishme e jetës sime”- ka shkruar Endriti për të shoqëruar foton e ëmbël me të ëmën.
Taulant Xhaka: “Gëzuar ditën e gruas”, e mandej në shqip: “Gëzuar 8 Marsin NËNA të dashura! Ju që me aq mund e sakrificë na rritët dhe na edukuat, Ju që na falni pa fund dashuri, Ju që nuk ju zë gjumi po nuk u siguruat që ne jemi mirë, mirënjohje dhe dashuri pa fund NËNA të dashura!”.
Granit Xhaka: “8 MARSI një ditë e veçantë për të gjithë nënat tona, por në fakt çdo ditë duhet t’u përulemi e t’i falënderojmë shumë për gjithçka kanë bërë për ne. Sa net pa gjumë kalon një nënë duke menduar për ne dhe duke u kujdesur për ne pa pushuar asnjë minutë. E si mund të shpreh unë me fjalë gjitha ato që ti meriton nëna ime! Çdo fjalë që unë mund të them është shumë pak NËNA IME.
Të them nga zemra që je gjithçka për mua dhe gjatë gjithë jetës sime do të jem mirënjohës. Pa ty nuk do isha ky që sot jam. Ti më frymëzon të eci i sigurt përpara.
Të dua shumë NËNA ime!
Urime 8 Marsi
Urime cdo nene n'planet,
lumturi ,paqje dhe shendet!
Ju jeni engjujt e vertete,
qe na dhate drite dhe jete.
Ne te keq dhe ne te mire,
gjuha gjithmone tek ti shkon.
O engjull! marrim fryme me lire,
Oh , Nene ! kur zemra renkon.
Per Ty pak eshte cdo cmim,
gjithe kujdesi,kenga , poezia.
Me Ty nuk ka asnje shpagim,
E dashur Nene, je vete dashuria.
Lexo edhe : Urime për festën e nënës. Të dua nëna ime!
8 Marsi dita e ndërkombëtare e gruas.
Gezuar 8 marsin, te gjitha grave shqiptare.Nenave,grave, motrave,vajzave, shoqeve tona ju uroj nga zemra , vetem gezim dhe lumturi pacin gjithmone ne jete.
Nënës
Pranë një dritareje, e strukur qëndroj
botën mbrapa xhamit vështroj.
Një pluhur rreth e përqark shikimin ma turbullon,
dhe dëshirën time për të parë më qartë shpejt e shkatërron.
Një re e zezë mbështjell sytë e mi,
sa herë që hedh sytë përtej xhamit të zi,
Pa mëshirë ajo më pengon,
si të ishte një djall që vetëm lufton.
Sikur të kisha një shkop magjik,
dhe pluhurin ta pastroja,
nga çdo fat i tmerrshëm, tragjik
me zemër ta realizoja.
Afër meje, nëna erdhi dhe u ul,
të dyja nga jashtë vështronim me ngul.
Në kraharorin e saj u mbërtheva,
dhe dashurinë e pastër që të dhuronte përjetova.
Gjithçka ndryshoi.
Një ndjenjë e fortë më pushtoi,
për të luftuar bashkë me nënat
E për të qëndruar me të fortat.
Sot është dita e tyre,
një buqete me lule për t’iu dhuruar ,
Së bashku me një përqafim,
8 marsin për t’iu uruar.