Eteokretasit ose hititët kretas afrohen me albanët e Ilirisë së lashtë, domethënë me shqiptarët e sotëm. R. d’Angely




Shkruan: Shqipe HOXHA

Duke ditur nga ana tjetër, se etruskët ose toskët ose toskanët e Italisë janë gjithashtu në një pjesë kolonë lidias, domethënë hititë të shpërngulur nga Azia e Vogël në Itali, të gjitha këto i lidhin reciprokisht pellazgët, etruskët dhe hititët me shqiptarët dhe kushdo duhet të pranojë, që një përpjekje për të përkthyer tekstet e lashta pellazge tirrenase, etruske dhe hitite me ndihmën e pellazgjishtes ose të etruskishtes që janë ende të gjalla sot, domethënë të shqipes, na imponohet shkencërisht, me kusht që përkthyesit shqiptarë ose të tjerë të jenë të stërvitur me praktikën e dialekteve të kësaj gjuhe dhe me metodat e gjuhësisë në përgjithësi.

Është vënë re se shkrimi ideografik i Kretës i ngjet në mënyrë të habitshme shkrimit ideografik të hititëve në Azinë e Vogël, që njihet gjithashtu nga Dhiata e Vjetër dhe që mbishkrimet kunjore asire e japin tashmë për vitin 3000 para K. se përbënte një perandori të madhe e të gjerë që shtrihej nga Armenia deri në Siri.

Po ashtu nga ana tjetër Homeri citon një popull eteokretas në Kretë, dhe me të drejtë e kanë marrë këtë emër eteokretas se shënon heteenët, hetheenët ose hititët. 

Lidhur me këta të fundit ne e dimë, se në Armeni, ku ata formonin mbretërinë Vabien ose të liqenit Van, ata kishin në veri si fqinjë albanët e akejtë e rajonit të Kaukazit.

Veç kësaj, mbishkrimet asirase na mësojnë se kilikiasit, likaonët dhe likiasit popuj të Azisë së Vogël, një pjesë e të cilëve zbarkoi gjithashtu në Kretë dhe në Greqi me emrin pellazgë, janë popuj hititë. Si rrjedhim, hititët dhe pellazgët nuk janë gjë tjetër veçse i njëjti popull me dy emërtime të ndryshme, gjë që gjithnjë ka qenë e zakonshme.

Gjuhëtar anglez R.S.CONWAY, i cili u përpoq ta shqyrtonte këtë gjuhë kryesisht nga pikëpamja e “tingullit”, ka deklaruar se ajo duket e afërt me gjuhën e lashtë venete. Kështu vijmë tek ajo që e kemi ditur prej kohësh dhe me saktësinë më të mundshme të afërisë gjuhësore, që ka ekzistuar ndërmjet venetishtes së lashtë dhe shqipes.

Pra, nga njëra anë hititët e Armenisë afrohen – gjeografikisht dhe gjuhësisht të paktën – me albanët e Kaukazit, dhe nga ana tjetër, eteokretasit ose hititët kretas afrohen me albanët e Ilirisë së lashtë,
domethënë me shqiptarët e sotëm.

Dhe nuk kemi vetëm këtë krahasim e këtë afrim. Më 1866 është gjetur në ishullin Lemnos, mbi një stelë ose gur varri një mbishkrim i gjatë, i ruajtur për bukuri, i shkruar vërtet me alfabetin grek, por me një gjuhë të panjohur e të pakuptueshme për të gjithë ata që e kanë parë, e kanë shqyrtuar dhe studiuar deri më sot.

Pothuajse të gjithë e pranojnë me një mendje, se është shkruar në gjuhën pellazge, sepse të lashtët na njoftojnë se Lemnosi ka qenë banuar prej pellazgëve tirrenas. Dhe meqë një pjesë e etruskëve gjithashtu quhej pellazgë tirrenas, disa etruskologë janë përpjekur ta përkthejnë këtë mbishkrim pellazg të Lemnosit me ndihmën e etruskishtes baras të pellazgjishtes. Ka qenë fatale, që përkthimi i kërkuar nuk u arrit ose u la, duke e ditur se këta etruskologë nuk njihnin as etruskishten, të cilën kërkonin ta shfrytëzonin për të përkthyer pellazgjishten e panjohur, dhe as pellazgjishten vetë.

Por shqyrtimi i tingujve të mbishkrimit ka provuar pothuaj me saktësi afërinë e gjuhës së pellazgëve tirrenas të Lemnosit me gjuhën e pellazgëve tirrenas-etruskë ose toskë të Italisë.

Robert d’ANGÉLY ENIGMA nga pellazgët te shqiptarët
Përmblodhi e përktheu: Xhevat LLOSHI Botimet TOENA
Tiranë 1998
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2