Nga: Gjon Keka
Shtetin tonë të parë mesjetar dokumentet perëndimore dhe bizantine e quanin, principata e Arbërit.
Kjo principatë ishte ngritur sipas modelit të shteteve mesjetare europiane të kohës. Shteti i Arbërit, nga kapërcyelli i shekullit XII dhe në fillimet e shek. XIII zhvillonte politikë konstante, qëndrimet që dilnin nga zyra e princit ishin qëndrime edhe të këshillave të shtetit, respektivisht Këshilit të Madh dhe Këshillit të Vogël.
Diplomacia e shtetit tonë mesjetar kulmin e zhvillimit e kishte arritur nepërmjet të marrëdhënieve me shtetetet, si: Venediku, Papati, Raguza, Bizanti, e ndonjë tjetër. Në rrafshin ndërkombëtar, shteti i Arbërit nga mesi i shek. XIII kishte angazhuar përfaqësues ose konsuj në tryeza diplomatike.
Letërkëmbimet diplomatike përcilleshin nga përfaqësuesit e zgjedhur për të lexuar dhe përcjellur ato tek përfaqësuesi tjetër i shtetit dhe më pas tek Perandorët apo shefat e shteteve. Ka të ngjarë se, shteti i Arbërit kishte sektorin e ekonomise, si dhe të sferave të tjera të jetës së atëhershme.
Gjithashtu, ky shteti në fjalë zotëronte me një ushtri modeste për tu ngritur më vonë sidomos në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbaut, siç dokumentonte Barleti shteti i Arbërit jo vetëm që kishte një ushtri të qëndrueshme, por ajo otëronte edhe me sektorin e shërbimit të zbulimit dhe inteligjencës, që në atë kohë është quajtur roje e zbulimit.
Në këtë aspekt, ç’prej Kuvendit të Lezhës (2 mars 1444) e këndej, shteti i Arbërit konsiderohet si shtet në ngritje të kapaciteteve me një përspektivë të monarkive europiane, të cilat zhvillonin raporte ndërkombëtare mes vete.
Ndryshe prej disa monarkëve të kohës, Gjergj Kastrioti nuk ishte egoist, karrierist, por ai është shquar me vizion, urtësi dhe trimëri. Gjergj Kastrioti me udhëheqjen e tij të urtë, qeverisjen e tij vizionare dhe me strategjinë e tij bëri që shteti i Arbërit sipas lavdisë ti kalonte kufijtë e Ballkanit.
Kështu, e bëri që popujt dhe mbretërit europian t’i kthenin shpresat dhe sytë kah ky shtet i fuqishëm i cili ishte bërë tanimë mburojë e vetme dhe e pakapërcyeshme, duke qenë kështu shtet i vetëm që i bënte ballë Perandorisë Osmane, perandori kjo, e cila nuk kursente asgjë për të arritur qëllimet e veta pushtuese.
Nëse një shtet në Europë meriton të ketë kurorën e lavdisë në historinë europiane është shteti i Gjergj Kastriotit, kjo për faktin se ky shtet është mbrojtur me forca vetanake pa ndihmën e kërkuar në vazhdimësi nga princët dhe mbretërit europianë të asaj kohe, pra kurora e lavdisë për mbrojtjen e civilizimit tonë të përbashkët europian i takon shtetit të Arbërit.
Gjergj Kastriotit i cili si udhëheqës i saj sakrifikoj duke derdh deri edhe pikën e fundit të gjakut për ta ruajtur lirinë e kombit të tij dhe duke ruajtur lirinë dhe shtetin e kombit të tij ai njëkohësisht ruajti dhe mbrojti lirinë e shteteve dhe civilizimit europian.