Intervista – Robert Elsie: “Shqiptarët nuk kanë ende një histori, por vetëm parrulla…”
Drama e shqipes: Për 30 vjet do të duan të gjithë të flasin si tiranas.
Robert Elsie, shkrimtar, përkthyes, interpret dhe albanolog, prej mëse 30 vjetësh, studion albanologjinë, veçanërisht kulturën, letërsinë dhe historinë e shqiptarëve. Një kontribut i vyer i albanologut Elsie, na çon në variantet dialektore të gjuhës shqipe. Ai ka gjurmuar prej vitit 1999 gjithë variantet dialektore, në çdo kënd të Shqipërisë shtetërore, ndër shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, në Kosovë! Ka regjistruar variantet dialektore të Arbëreshëve të Italisë, të shqiptarëve në Greqi, Kroaci, Turqi, Bullgari. Në një intervistë për gazetaren Anisa Ymeri, në emisionin ‘Në Tempull’ në televizionin “News24”, flet për variantet dialektore të regjistruara, “Për Shqipërinë dhe shqiptarët”, “Për Millosheviçin dhe Hagën” “Për Tiranën e zhurmshme”.