Një hartë e veçantë gjendet në dokumentet britanike, e vjetër rreth dy shekuj, e cila është emëruar: Map of Albania, pra quhet Harta e Shqipërisë.
Përpara viteve të krijimit të Greqisë shtet i pavarur. Kjo hartë është publikuar me 1820, por që i përket një kohe edhe më përpara këtij viti, nga një libër i një britaniku që kishte vizituar këto vende.
Si kanë pas qenë emërtimet, toponimet shqiptare dhe ndarjet administrative apo krahinat shqiptare.
Kemi emërtime si këto Muzakëria, Toskëria, Delvina, Koniza … dhe disa emra qytetesh që sot nuk njihen apo përdoren më.
Kemi dhe emrin e krahinës Çamëria. Harta është e Shqipërisë së Jugut e vitit 1820!