- Gjenerata e re shkruan shqip si me tastierë të prishur. Rr.Haradinaj/Prishtinë
- Ai që përton sot, pendohet mot. VLORË
- Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. TROPOJË
- Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. ELBASAN
- Çelësi që punon, nuk ndryshket. MALLAKASTËR
- Dembeli është nëna e të gjithë veseve. VERI
- Dera e përtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
- Dita pa punë nata pa gjumë. JUG
- Dora me baltë buka me mjaltë. KOSOVË
- Dora e larë, zorrë e tharë. JUG
- Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. JUG
- Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. SKRAPAR
- Gjykon puna, s’gjykon guna. LIBRAZHD
- Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORË
- I mjeri ai që s’mendn për pleqëri. SHKODËR
- Kaun që nuk vete në arë e pret sëpata. KURVELESH
- Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. SKRAPAR
- Kush ka turp, vdes për bukë. JUG
- Kush mori udhë, dhe do të lodhet. GJIROKASTËR
- Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODËR
- Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. JUG
- Malet tunden, po nuk bien. JUG
- Me fal gjakun është burrni. KOSOVË
- Mos kij turp nga kush s’ka turp. JUG
- Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. VLORË
- Mushka do dru, e demi kular. SARANDË
- Mos u fshi si miu prapa poçes. SKRAPAR
- Në kudhrën e nxehtë, s’rrihet me çekan druri. JUG
- Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. JUG
- Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. JUG
- Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. JUG
- Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. DEVOLL
- Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PËRMET
- Kënga për darkë, brenga për drekë. JUG
- Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. PËRMET
- Ku ka zemër ka dhe krahë. JUG
- Kullote dhinë të të mbushë kusinë. GJIROKASTËR
- Kur s’ke mbjellë, s’ke çfarë korr. JUG
- Kur s’ke punë luaj derën. PËRMET
- Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. KORÇË
- Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. ARBËRESHËT
- Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. PËRMET
- Kush nuk di ç’është lodhja, ai nuk di ç’është çlodhja. BERAT
- Kush përton vdes urije. BERAT
- Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. KORÇË
- Kush s’punon, dheut i rëndon. JUG
- Kush zë brumë do të gatuajë. JUG
- Me mirë “punë e mbarë”, se “mirë se të gjej”. SHKODËR
- Mbill me një dorë, korr me të dyja. JUG
- Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. SARANDË
- Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? Po pate me hangër rri sa të duash. TIRANË
- Mos rri si nusja në dasëm. JUG
- Moti ndihmon atëqë punon. BERAT
- Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. VLORË
- Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. BERAT
- Një ujë që nuk ecën s’pihet. ELBASAN
- Paraja nuk i zgjedh njerëzit. VLORË
- Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. VLORË
- Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. JUG
- Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. TIRANË
- Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDË
- Ruaj dhinë të pish qumështin. SARANDË
- Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. TROPOJË
- S’bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
- S’gjuhet me zagar lidhur. BERAT
- Nuk zihet pleshti me dorashka. KORÇË
- Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. JUG
- Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. JUG
- Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. KRUJË
- Vure vezën more pulën. KRUJË
- Punën e sotme mos e lër për nesër.JUG