Dialekti geg i gjuhës Shqipe dhe gjuha Greke

 

Nga : Aleksander Hasanas (Mili Butka)

Tek dialekti Geg i gjuhës shqipe duke u mbeshtetur fuqishëm tek fjalët e saj njërrokshe dhe të lashta, mundemi të zbërthejmë dhe të njohim burimin e qindra mijra fjalëve të përbëra të gjuhës shqipe, po e po, por ndërkohë nëpërmjet saj tashmë e provuar, mundemi ti themi edhe gjuhës së ashtuquajtur nga më të vjetrat asaj greke, se ajo është krejt një gjuhë “gjahtare” e ndërtuar mbi gjithë dialektet pellazge – jo greke, fiseve të ndryshme doriane, joniane, aeoliane, brygiane, lydiane, kretiane, etj., dhe aq më shumë prej gjuhës më të lashtë asaj “dardane – trojeve-trojane”

Gjuha e lashtë shqipe midis shumë zanoreve krejt të veçanta dhe specifike të cilat vështirë ende sot të artikulohen nga gjuhë dhe popuj të tjerë IE – folës, ka midis tyre zanoren  “â” të mbyllur (hundore) – burim ky i zanores “ë” të shqipes së sotme, një tjetër zanore kjo e cila e bën gjuhën shqipe krejt të veçantë, një gjuhë e lashtë; amë, e cila mundet të aplikojë dhe artikulojë tinguj fonetike të shumtë.

“Shkëmbi” një emërtim ky nga më  i lashti lindur mbi këtë Dhe mbi këtë Tokë, emërtim, fjalë e vetme, gjendet krejt e papërkthyer tek asnjë gjuhë tjetër, qofshin ato semite, hametike, dhe simotrat e gjuhës shqipe ato japetike, pra kësaj fjale të pastër shqipe është krejt e pamundur ti gjenden në gjuhë të tjera, edhe sinonime të saj.

Në gjuhën shqipe “Shkëmbi” me kuptimin e plotë të tij, i fortë, i n’gurtë, i “rrahur; i ngjeshur” – i pjekur; (he/gur)- hekur, quhet:  “Rragam”

Kjo është ajo që duam të sjellim sot, është masivi, lidhje “m’ ni” më nji – monolite, bërë “nji trup i ngurtë”, mbirë sipër, la-rt, sa “Ska Ma = Scambi”; Shkâmbi, Shkêmbi, masiv ky i cili vjen në vizionin tonë figurative si një materie i/e mbirë më “Kam; kamb’” i lartë, krep, i mbrehtë “kamë” drejt lartësive sa më ska, “ska/mâ”, masive të tilla të cilat gjenden kudo nëpër Europë dhe më gjerë me të njejtin emertim quajtur si Skom/er, Skamer, etj.

Ashtu si edhe në teritoret e sotme shqiptare, këto lidhje masive unike të larta drejt “skajeve”, qiellore “Sky-skai” gati krejt  të gjitha kanë marë të njëjtin emërtim “guri i Kamjes”- pikërisht sepse qëndrojnë të mbira, “krep” të mbrehta “kamë”, “më kâmbë”, madje ka dhe shumë vendbanime pranë tyre të cilat quhen “Kamenicë”

Fjala ndërnacionale “MAX”; Maksimum, buron po prej këtu, prej gjuhës së lashtë shqipe e cila tregon lartësi, aq sa “ska mâ <>mâ ska” – duke patur parasysh se: X = sk, ks, (ξ) esc, hi, etj.  Pra fjala “maksimum” është thjesht një anagram e fjalës shqipe “ska/m-â” – ashtu si fjala tjetër shqipe: Mad = Mag; i/e madhe, “mag<>gam”, tregon po ashtu lartësi të madhe më kambë; gam, gama, gamila, apo plot “gad/ishuj” në formën e kâmbës stërgjatur, (këmbës)  (Mag/na Greacia = Këmba e Italisë në jug të saj) si dhe: Megara – këmba që lidh Attiki me Morea (Pelepones sot).

Eshtë pikërisht kjo shkronjë, kjo zanore dhe folje njëkohësisht e lashtë e gjuhës shqipe e dialektit geg, (A = Ashtë, është, oshtë) me vlerë pozitive e cila shpesh herë tek gjuhët e huaja ka vlerë negative baraz (jo) dhe në shumë raste të tjera tek gjuha greke dhe ajo latine kjo vlerë pozitive fshihet qëllimisht sepse shumë fjalë, emra, emëritime të ndryshme, etj, në gjuhën greke tek fjalori i saj i lashtë paragrek por edhe te ajo e sotmja greke, në rast se folja shqipe (A = Ashtë) i jepet vlera e saj pozitive, sigurisht që ato do dilnin ashtu si janë në të vërtetë, krejt të gjitha fjalë të gjuhës shqipe, si psh kemi: Amalthea, Akile, Angéllo, Aleksandr-os, (Ágalma-Statujë) , Akropolo,  (Adelfós = vëllai), (Ἀήρ; Aír = a’eras, ashtë erë – aier; ajèr) e plot shembuj të tjerë si, “ᾄdis” (a’dhes) = zot i nëntokës, dheut, – vendi i të larguarëve nga kjo jetë (shentri/a’dhes)

Ἀδελφός; Adelfós (=aftós poú genníthike ap’ tín ídia mí- tra). Apó tó a athroist. + delfýs (=mítra gy- naíkas
Vëllai (ai që lind nga e njëjta mitër). Nga shuma:  A+ del-fis (nga barku i gruas). vëllain, A’del/fýsin = Vëllai; (blla; vlla; vi/la; dal, vi/la=vlla, (fi-s).

Kjo është gjuha e lashtë shqipe ku në këtë rast vetëm duke ju referuar foljes: A = ashtë; oshtë, është, pra zanores hundore “â” – nga dialekti geg, mundemi të gjejmë me qindra, mijra fjalë të gjuhës shqipe në mesin e fjalorit të lashtë (pellazg) – paragrek , si dhe tek fjalori i greqishtes së vjetër, atij latin, e të tjera gjuhë të vjetra, fiseve pellazge, tashmë jo në përdorim.
Së fundi po sjellim një shembull të këtij tipi, në gjuhën greke kemi fjalën, αγκάλιασμα; angaliazma = përqafoj, e marr për qafe, e rrok, e gush “a’nga la = përqafoj”

Në fjalorin e gjuhës shqipe domosdoshmerisht është; ora, koha, çasti, që midis shumë fjalëve të larguara me qëllim apo pa dijeni, të rivendosen sërish, sa nuk është tepër vonë, një prej tyre fjala e lashtë shqipe: “La” fjalë kyçe kjo; hapës, çelësi, burim i mijëra fjalë-emërtimesh krejt në gjithë gjuhët e folura, lindur mbi këtë dhe, ndaj sot vështirësohemi të gjejmë burimin e fjalëve “Kala – kështjellë” “Kala – kali” (A ‘la = Alla; Zot), (Vila – ndërtesë e madhe 2-3 katëshe), “Bala-ballë, balli, ballkon, Ballkan, por edhe, Bala = Mbret i pari La, sipër në krye, në Ballë” pa përmendur këtu emërtime si Laba; lamba, LLambi<> a’mbi la, lab; labi – Labëri, fis, krahinë në jugun e Shqipërisë së sotme, etj, etj shembuj pa mbarim.

Në gjuhën greke gjithashtu kemi:


Ἄθυρμα (=παιχνίδι, χαρά). Ἀπό τό ἀθύρω (=παίζω) πού ἡ ἐτυμολογία του εἶναι ἀβέβαιη.


A’thirma (= lojë e gëzueshme, plot “hare”), plot zëra “të thirura” fëminore, gjallëri.


Vërejmë sërish raste pambarim ku “A” e dialektit geg, ka kaq vlerë të madhe, të pa tjetërsueshme, ku nëpërmjet saj, ska gjuhë ti përballet kësaj vlere: A = Zot. (asht’)


Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2