17 dhjetor 1967 Shqipëria barazonte 0-0 me Gjermaninë Perëndimore në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” e vlefshme për eliminatoret e Euro ‘68





17 dhjetor 1967 Shqipëria barazonte 0-0 me Gjermaninë Perëndimore në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa” e vlefshme për eliminatoret e Euro ‘68. Një rezultat historik për kombëtaren shqiptare ndaj nënkampionëve të botës asokohe e që i la jashtë finaleve të Europianit. 

Me të madhin Loro Boriçi në postin e trajnerit, kombëtarja kuqezi zbriti në fushë me këtë formacion: Koço Dinella, Frederik Gjinali, Lin Shllaku, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Panajot Pano. Kombëtarja shqiptare ka luajtur një nga ndeshjet më të bukura ndonjëherë, madje duke shënuar edhe një gol në minutën e 53-të, që për habi nuk u quajt i rregullt nga arbitri austriak, Ferdinand Marschall. 

Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2