Pasi gjërat janë qetësuar me Fiorentinën, Elsamedi u tregon banorëve të tjerë në oborr se merret me muzikë jashtë shtëpisë.
Këtu ndërhyn Olsi që flet për veten. Ai i thotë se edhe ai ka bërë nja dy tekste që i ka shkruar në një moment të vështirë të jetës.
“Kam shkruar një dy tekste kur kam qenë në burg”, i thotë ai.
Elsamedi bëhet kurioze dhe e pyet se kur ka qenë brenda.
“Vjet në këtë kohë! Do s’do të vjen mendimi për të shkruar diçka kur rri vetëm në një dhomë për 23 orë”, ja kthen ai.