Surprizat në spektaklin e mbrëmjes së sotme në Big Brother janë të shumta. Pas çiftit Gastare-Admand në shtëpi u futen edhe dy çiftet të reja, duke i befasuar banorët e “vjetër” të shtëpisë.
Enida-Marjus dhe Elisona-Donald janë dy çiftet e reja që futen në shtëpi.
Ata u përshëndetën me banorët në shtëpi dhe menjëherë më të vjetrin treguan respekt, ku Musa dhe Dona i lëruan vendin.
Historia e Enidës dhe Marjusit ka nisur nga një njohje e përbashkët, por për të dy ka qenë dashuri me shikim të parë.
Kjo dashuri është kurorëzuar në martesë dhe tani ata kanë krijuar edhe familjen e tyre.
Çdo vështirësi që kanë hasur e kanë përballuar dhe tani sprova e radhës për ta do të jetë Big Brother.
Çdo vështirësi që kanë hasur e kanë përballuar dhe tani sprova e radhës për ta do të jetë Big Brother.
Ndërkohë, Elisona dhe Donaldi janë njohur rastësisht në një festë ditëlindjeje. Që prej momentit të parë, Donaldi ka pasur pëlqim për Elisonën dhe ka dashur ta njohë më mirë.
Ndoshta ata kanë shumë pak të lidhur, por janë një shembull perfekt që koha së bashku nuk e përcakton afrimitetin e një çifti.