Ambra infekton djemtë, vajzat bëhen xheloze

Hyrja e Ambrës në shtëpinë e Big Brother, edhe pse me një partner në krah, ka shkaktuar jo pak turbullira tek marrëdhëniet e çifteve të vjetra, por edhe tek ato të reja.
E ndërsa Katerina dhe Fiorentina e kanë futur në “listë të zezë” Ambrën, duket se edhe Elisona ka filluar të bëhet xheloze.
Teksa janë në oborr, Ambra ngrihet dhe thotë se do të shkojë të lajë enët. Donaldi fillon t’i “qajë hallin”, duke u shprehur se “Është e lodhur edhe nga gjimnastika”.
Por pikërisht ky koment është bërë shkas për Elisonën që të reagojë ndaj partnerit. “Pse unë jam mirë”, i thotë ajo me një ton prej nevrike, duke shtuar se “Ti s’më thua mua nuk je mirë, ua thua të tjerëve”. Më pas ajo ngrihet dhe largohet me nerva.
Ndërkohë që Katerina dhe Fiorentina bëjnë thashetheme me njëra-tjetrën për sjelljet e Ambrës ndaj partnerëve të tyre, por edhe sjelljet provokative të atyre ndaj saj. E për ironi, Olsi e Lupçe ndodhen në kuzhinë për të gatuar, ndërsa Ambra është duke larë enët.
Përjashtim nga djemtë bën vetëm Musa, i cili nuk është infektuar nga Sindroma Ambra, por është bërë “xheloz” për Donën, e cila kalon më shumë kohë me vajzën nga Shkodra, sesa me të.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2