Për ta parë telefonin e ri iPhone në dyqanet e Apple duhet të pritet edhe disa muaj, por tani kanë filluar të qarkullojnë fotot e para të tij. Një blog i quajtur “9to5Mac” ka siguruar disa foto, ku shihet pjesa metalike e këtij telefoni.
Nga fotot e para duket që dizajni i këtij telefoni nuk do të ndryshojë shumë nga iPhone 6 dhe 6 Plus, pasi është thuajse identik.
Ajo që mund të konfirmohet me saktësi është edhe fakti se në këtë iPhone nuk do të ketë “kamerë të dyfishtë”, ashtu siç u pretendua nga disa ekspertë, sidomos pasi Apple bleu edhe kompaninë LinX.
Gjithashtu, duket që problemi estetik me antenat nuk është zgjidhur. Edhe pse ishte njoftuar që Apple ka kërkuar patentën, përmes së cilës do të lejohej që ato të mos dukeshin kaq hapur, ju do të mund t’i shikoni sërish ato vijat plastike që janë në pjesën e sipërme dhe të poshtme të këtij telefoni.