Instagrami, së shpejti me fitime marramendëse

Në vitin 2012, Facebook u kritikua pasi pagoi rreth 1 miliard dollarë për një aplikacion që shpërndante foto e që quhej Instagram. Mirëpo, ky investim shpejt do të rikthehet në fitim për këtë kompani.

Sipas të dhënave, në Instagram janë mbi 300 milionë përdorues mujor që shpenzojnë mesatarisht 20 minuta në ditë duke kontrolluar në këtë aplikacion. Rreth 23% e amerikanëve thuhet se kanë një llogari në Instagram.

Sipas llogaritjeve të “Bank of Amerika Merrill Lynxh”, thuhet se Instagrami brenda katër viteve të ardhshme do të vlerësohet me 3.8 miliardë dollarë. Madje, parashikohet të kalojë edhe Facebook-un me arkëtimin e të ardhurave.

Facebook ka vendosur të lejojë reklamuesit e Instagram të përdorin mjetin e etiketimit të saj, në mënyrë që reklamat të shihen nga persona që ata dëshirojnë.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2