Kur humbin nervat vështirë të kontrollohet edhe vetja. Futbollisti i Juventusit, Arturo Vidal, për një çast doli nga vetja. Ai është prej me të merituarve që Kili është kualifikuar në finalen e Kupës së Amerikës, pasi që e mposhtën me rezultat 2:1 Perunë. Vidal në një moment u çart dhe e kapi për fyti lojtarin e Perusë, Carlos Zambranov, pas një dueli që patën afër vijës fundore. Gjyqtari i fali të dytë. Por, Zambranovit nuk i zgjati shumë ky takim, pasi në minutën e 20 u përjashtua nga loja, pasi u ndëshkua me karton të kuq për lojë të ashpër.