Të hënën ishim të bombarduar nga lajmet ‘konfidenciale’ se Kosova është e kërcënuar nga sulme të ISIS-it, madje nuk prezantoheshin as si kërcënim, por thjesht si terror i kryer nga ISIS-i.
Ka një konsensus edhe ndër shqiptarë, se ISIS-i jo vetëm është një organizim jashtëzakonisht i lig, dhe se po shpërfytyron islamin, andaj që të gjithë duan të rrinë sa më larg atyre që mund të kenë apo shprehin një lidhje me ta.
Por, është e papranueshme që të pretendohet se këtu ka ISIS dhe se këtu ka terror nga ISIS. Në vazhdimësi kemi pohuar që prej krijimit të rrjeteve të para ekstreme, para se të përhapej dhe njihej në botë organizimi i ISIS-it se grupet radikale fetare, që janë në kundërshtim me islamin tradicional ndër shqiptarë, të adoptuar dhe zhvilluar që nga pranimi i këtij besimi në shtrirje më të madhe, pas humbjes së betejave të vazhdueshme me perandorinë osmane, se ky lloj islami bazat e financimit i ka nga Serbia, e ndihmuar nga Rusia dhe Arabia, por edhe nga një vend europerëndimor.
Pra, në Kosovë rekrutohen njerëz pavetëdijshëm duke i nxitur fillimisht drejt një besimi të thellë, që tejkalon besimin normal, duke i futur thuaja në grupe okultiste islamike, dhe më pas ata duke u ngritur në grupe, shkojnë drejt lëvizjeve që atyre ua diktojnë rrjetet ndërkombëtare, e që në Kosovë mbetet faktori kryesor shërbimi sekret serb.
Është e çuditshme, se posa mediat serbe dhanë një alarm se kinse Serbia është e kërcënuar nga ISIS-i, menjëherë u ngutën disa media në Kosovë që ta japin të njëjtën tablo edhe në Kosovë. Kështu, që nëse shërbimi sekret serb me shërbimet tjera e kryen një sulm në Serbi, e ka të gatshme analizën me dëshmi, se ISIS-i erdhi nga Kosova dhe se ‘ata janë islamistët radikal, fundamentalistët e dikurshëm, për të cilët jemi munduar t’ia mbushim mendjen Europës dhe botës, se sa këtu është qendra e të keqes islamike’.
Ani pse Serbia për disa dhjetëra herë ka thithur më shumë investime nga gadishulli arabik, e madje edhe nga Turqia se sa Kosova, por prapë shqiptarët janë islamistët më të rrezikshëm të botës, ani se shqiptarë nuk kanë as të hanë bukë, dhe veç pekmezit e verës asgjë tjetër nuk prodhojnë. Me çfarë ne mund ti rrezikojmë të tjerët, kur ne nuk mund as ta mbrojmë veten nga të tjerët, sikurse as që ia kemi dal ta shtrijmë sovranitetin në veri të vendit, 7 vjet pas pavarësisë, dhe 16 vjet pas çlirimit.
Ata që ngarkohen me armë të ISIS-it nuk janë prodhim i Kosovës, dhe as nuk blihen me para të Kosovës, janë të tjerët që derdhin milionat për të na prishur imazhin, për të na shpërfytyruar si komb.
Dhe i mashtrojnë si kurrë ndonjëherë në historinë shqiptare, gjëra që nuk kanë ndodhur, që shqiptari, burri i fjalës dhe i nderit, ta çojë familjen e tij, me grua e fëmijë, në Siri apo Arabi, dhe në rast se vdes gruan ta lë haremave të komandantëve të ISIS-it dhe fëmijët ti arabizohen apo të tjetërsohen në çfarëdo kulture tjetër, dhe kështu të humbet përgjithmonë trashëgimia e familjes, gjëja më e shenjtë që e kanë pasur shqiptarët, me të cilën dhe për të cilën kanë mbijetuar!