8 vjet iPhone… Vlerësohet progresi i kamerës

Telefoni i parë iPhone ka dalë në shitje më 29 qershor 2007, saktësisht para tetë vitesh. Ky telefon është përmirësuar ndjeshëm që nga seria e parë e tij.

Telefoni i parë iPhone nuk ishte kaq i hollë dhe kaq i lehtë sa ky që njohim sot, dhe sigurisht veprimet që mund të kryheshin me të ishin të kufizuara.

Kjo është shumë e dukshme, sidomos nëse shikoni cilësitë e fotove që janë bërë me telefonët iPhone të kaluar dhe i krahasoni me ato që bëhen me seritë e fundit.

I pari iPhone kishte një kamerë 2 megapiksel, që nuk mund të regjistronte as video. Ndërkohë, i fundit ka një kamera 8 megapiksel, dhe tani jo vetëm që regjistron video, por ka aftësi të regjistrojë në “slow motion”.

Pavarësisht se Apple ka bërë shumë përmirësime në çdo seri të telefonit iPhone, ajo çfarë ka bërë për të rritur cilësinë e kamerës vlerësohet si njëri nga progreset më të mëdha për këtë kompani.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2