Ilaçet i shkaktuan një sëmundje tepër të rrallë
Adoleshentja ishte duke u mjekuar nga epilepsia
Një vajzë adoleshente gati sa nuk vdiq ditën e ditëlindjes së saj, pasi që përjetoi një reagim të rrallë toksik ndaj ilaçeve që ishte duke i marrë për mjekim nga epilepsia. Lëkura e Danika Heron-it filloi që të digjej nga brenda-jashtë, pasi që ilaçet e reja të epilepsisë, të përshkruara nga doktori, ia kishin shkaktuar një sëmundje tepër të rrallë. Ajo ishte prekur nga Sindroma Stevens Johnson (SJS) dhe nga Sindroma e nekrolizës toksike të epidermës (TENS), të cilat i shkaktuan djegie të rënda në organe dhe lëkurë. Ky reagim i rrallë bëri që asaj t’i digjej thuajse gjysma e lëkurës së saj, t’i formoheshin flluskat, koret dhe në fund t’i binte lëkura. Buzët i ishin ënjtur aq shumë, sa që i kishin shpërthyer, derisa ajo ishte e mbështjellë me fasha nga koka deri te këmbët.
Vështirë t’ia gjenin diagnozën
Asaj i ishte diagnostikuar epilepsia në moshën 18-vjeçare. Pak para se t’i mbushte të 19-tat, asaj ia kishin përshkruar ilaçet Lamictal dhe Keppra, dy ilaçe të ndryshme të epilepsisë, të cilat ndihmojnë në kontrollimin e sulmeve. Por, ditën e ditëlindjes së saj të nëntëmbëdhjetë, ajo vërejti se i ishin ënjtur sytë dhe buzët. Asaj iu paraqitën disa puçrra në gjoks, të cilat shumë shpejt iu përhapën në tërë trupin. Ajo shkoi në spital ku mjekët në fillim menduan se vuante nga herpesi dhe e kthyen në shtëpi. Për një periudhë prej katër ditësh, simptomat e zonjushës.
Heron filluan të përkeqësoheshin gjithnjë e më shumë dhe nëna e saj, Carmen Heron, 43 vjeçe, e dërgoi në një spital tjetër. Edhe atje e patën të vështirë ta gjenin diagnozën, por më pas filloi të trajtohej urgjentisht. Këto sindroma bëjnë që lëkura të qërohet dhe të formohen flluska në gojë, sy dhe vagjinë. Nëse nuk trajtohen, ato mund të shkaktojnë verbëri të përhershme, dëmtim të mushkërive dhe vdekje.

Nuk ka shërim për sëmundjet SJS dhe TENS
Edhe pse shumë rrallë, sindromat SJS dhe TENS është parë se paraqiten si efekte anësore të mjekimit me ilaçet Lamictal dhe Keppra.
Nëna e saj tregon se, një ditë, e bija mezi merrte frymë. Por, ajo e kishte kapur për krahu, duke iu lutur që të mos i linte. Mjekët menjëherë kishin shkuar dhe i kishin ndihmuar asaj.
Për fat të keq, nuk ka shërim për sëmundjet SJS dhe TENS. Të prekurit nga këto sëmundje trajtohen sikur personat që kanë pësuar djegie, duke marrë ilaçe kundër dhembjes dhe zëvendësim të lëngjeve. Ajo thotë se gjatë pjesës më të madhe të kohës gjatë qëndrimit në spital ka qenë pa vetëdije, por tani ndihet me fat që gjendet në një vend ku mund ta marrë trajtimin më të mirë të mundshëm. Heron thotë se duhet të rritet vetëdija rreth këtyre sëmundjeve, që sa më parë të gjendet një ilaç për to. Pasi që kishte dalë nga spitali, ku kishte qëndruar tri javë e gjysmë, asaj i kishin rënë flokët dhe thonjtë. Por, gjëja të cilën Danika Heron e përsërit vazhdimisht, është se ajo nuk do të dorëzohet.