Vajza, doni të shkoni mirë me vjehrrën? Ja disa këshilla!!!

Psikologji - Komunikimi vjehërr-nuse ka qenë dhe vazhdon të jetë një çështje shumë delikate në shoqërinë tonë. Kjo, prej faktit se të dyja palët e shohin njëra-tjetrën direkt me “syrin e keq”! Gjithsesi, edhe për këtë temë ekzistojnë disa këshilla shumë të vlefshme

Në të shumtat e rasteve, për vjehrrat thuhen defektet më të tmerrshme, kur në të vërtetë duhet të mendohet se bëhet fjalë për një grua dhe një mama si të gjitha të tjerat në botë. Për të mos e përjetuar me siklet momentin e takimit ose të bashkëjetesës me prindërit e të fejuarit dhe veçanërisht me vjehrrën, zbuloni më poshtë dhjetë këshillat se si të shkoni mirë me të.
Vajza, një lloj dashurie është edhe kjo ndaj të fejuarit apo burrit tuaj të ardhshëm! Ndërkohë, nga ana tjetër, mbani mend se vjehrra juaj nuk do të jetë aspak e keqe, nëse ju do ta doni dhe do ta respektoni djalin e saj!
Zgjidhni të vishni veshje serioze
Mbase do të jetë pak e vështirë për ju që të ndryshoni në këtë drejtim, nëse jeni mësuar që të visheni gjithnjë në mënyrë ekstravagante. Duhet të merrni parasysh faktin se tashmë do të futeni në një stad të ri të jetës, i cili duhet respektuar edhe nëpërmjet mënyrës së të veshurit.
Ndaj jini më pak të rezervuara kur dilni mbrëmjeve në diskotekë. Ndërsa në raste të tjera, mundohuni të zgjidhni veshje të llojit serioz. Vjehrra në këtë mënyrë do t’ju “pranojë” me kënaqësi.
Jini xhentile
Mos bëni shikime dredharake ose bezdisëse të paktën për pak net që takoheni dhe mos i jepni përshtypjen se dëshironi të gjendeni në një vend tjetër! Ndihmojeni vjehrrën tuaj që të shtroni bashkë tryezën.
Dëgjojini kujtimet e gjyshes dhe bëjini komplimente vjehrrit për verën që ka zgjedhur. Por, ama, duke qenë gjithnjë vetvetja në gjithçka që bëni, pa qenë shumë mospërfillëse.
Bëjini një dhuratë
Kur t’ju ftojnë në shtëpinë e vjehrrës, çojini diçka, por pa e ekzagjeruar. Për shembull një ëmbëlsirë, një shishe verë ose lule. Nuk është e nevojshme që të shpenzoni një “pasuri të tërë” për diçka të rrallë që do t’i vinte të tërë në siklet.
Përcaktoni hapësirat
Ndajini hapësirat në rast se vjehrra bëhet shumë e bezdisshme, komunikojani këtë gjë menjëherë: nuk ka asgjë të keqe nëse uleni në tavolinë për të diskutuar disa rregulla, sidomos kur të merrni vesh se ju dhe bashkëshorti juaj do të bëheni me fëmijë. Bezdisja luftohet menjëherë.
Shmangni konfidencat e tepërta
Ndonjëherë është e nevojshme që të detyroheni t’ia bëni të kuptueshme vjehrrës suaj se ka një kufi, i cili nuk duhet të kalohet edhe në rastin e konfidencave. Mbani mend gjithmonë se ajo nuk do të jetë kurrë një mikja ose një e besuara juaj, por as edhe aleate. Ajo është mamaja e partnerit tuaj dhe si e tillë do të mbesë gjithmonë: do të jetë më e afërt me të birin.
Dëgjojeni në qetësi
Herë pas here është e detyrueshme që ta dëgjoni, duke mbajtur qetësi, edhe pse nuk thotë asgjë për porositë e saj morale dhe mësimet e jetës. Ia vlen që ta kënaqni, nëse shkëmbeni vizita të paktën një herë në javë.
Bëjini komplimente
Ndoshta kostumi i saj i ri nuk është shumë në modë, mbase është shumë i vjetër, banal dhe aspak i bukur, por nëse ajo jua tregon me krenari, merrni frymë thellë dhe thojini se i rri shumë mirë. Në fund të fundit, ju nuk do të humbni asgjë, vetëm do të fitoni!
Kërkojini këshilla
Nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë të lumtur sesa duke i kërkuar këshilla për gjëra që ajo i ka shumë për zemër, si për shembull për recetat e gatimit, pastrimet e shtëpisë apo edhe për pazaret. Do të jetë krenare që t’ju transmetojë njohjet praktikisht. Ndoshta ju mund të mësoni diçka me të vërtetë nga këto këshilla.
Flitini për djalin e saj
Ndonjëherë do të ishte mirë që të hapnit ndonjë bisedë për djalin e saj të adhurueshëm, jo për ta kritikuar, por për t’i treguar për sukseset dhe sjelljet e tij të mira. Për vjehrrën nuk do të kishte lumturi më të madhe sesa ky gjest.
Gjithashtu, e mrekullueshme do të ishte sikur në këmbim ta pyesnit për fëmijërinë e të birit apo të partnerit tuaj.
Merreni në telefon
Është e sikletshme dhe pak e bezdisshme që ta merrni vjehrrën në telefon, kur kjo e fundit nuk kujtohet asnjëherë që ta mbyllë bisedën. Por, gjithsesi, është një veprim veçanërisht i garantuar. Kjo është një mirësi e vogël që kushton shumë pak. Ndaj vëreni dorën në zemër dhe merreni të paktën dy herë në javë në telefon vjehrrën tuaj.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2