Takat e larta janë nga aksesoret më të preferuar të femrave. Edhe pse jo komode, të gjitha pranojnë t’i mbajnë ato veçanërisht kur është fjala për një darke, apo një natë në diskotekë.
Por kjo do të ishte gjysma e se keqës. Problemi bëhet më i madh kur takat e larta i mbajmë edhe gjatë orarit të punës, duke marre përsipër kështu rrezikun e dëmtimit, pasi sipas disa statistikave, takat e larta janë nga shkaqet kryesore të ndërhyrjeve në kavilje, të cilat vazhdojnë të rriten me ritme të larta.

Por si të bëjmë atëherë që edhe nga takat e larta të mos heqim dorë, por edhe dëmtimet të jenë sa më të vogla.
Ja 5 këshilla:
1. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur përdorimin e takave të larta. 7 cm janë ok, por 5 cm të larta është rekomandimi më i mirë. Por nëse koha e mbajtjes është e limituar, atëherë nëse do të përdorni takat 12 cm, mundohuni të qëndroni sa më pak në këmbë.
2. Shmangni mbajtjen e këpucëve të ngushta. Tundimi ndaj këpucëve sa më elegante të jetë e mundur na çon shpesh herë në gabime, ndaj përpara se të blini një pale këpucë që ju vrasin, mos u dorëzoni përpara elegancës që dhurojnë ato.
3. Kur ktheheni në shtëpi, pasi keni qëndruar për tetë orë në taka të larta, këshillohet që t’u bëni këmbëve një banjë me ujë të ngrohte, në të cilën të keni hedhur me parë një sasi bikarbonat sode.
4. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur mbajtjen e këpucëve me taka të larta veçanërisht në mëngjes, kur këmbët janë ende të fryra.
5. Përdorni gjerësisht shtresat prej xhelatinë të hollë, të cilat futen brenda në këpucë. Kjo do të siguronte një minimum lehtësie për këmbët tuaja.