Peshëngritesja shqiptare ka gjetur forcën për të kërkuar në emër të viteve sakrificë nga ana e saj që të mos paragjykohet e përbaltet derisa kjo cështje të sqarohet...
Romela Begaj kërkon që të mos paragjykohet e akoma më keq të përbaltet në pritje për tu sqaruar gjithshka në lidhje me rezultimin e saj pozitive ndaj substancës së ndaluar Stanozolol, në një test anti-dopingu gjatë botërorit të Kazakistanit ku fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes. Janë padyshim momente të vështira, më të vështirat e gjithë karrierës e ndoshta dhe jetës për peshëngritjen shqiptare që ka gjetur forcën për të kërkuar në emër të viteve sakrificë nga ana e saj që të mos paragjykohet e përbaltet derisa kjo cështje të sqarohet përfundimisht nëpërmjet një statusi në faqen e saj zyrtare në
Facebook
ku shkruhet.“Ne emer te te gjithe dashamiresve te mi,ne emer te gjithe atyre viteve sakrifice per te realizuar endrrat dhe per gjithe ato arritje,ju tregoj se jane shume djerse, shume mundime dhe shume sakrifice.Do tju kerkoja mirekuptim deri ne perfundimin e procesit te rishikimit.Endrrat per te ardhmen dhe sakrificat nuk hidhen poshte, nuk humben per arsye te panjohura akoma.Falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur dhe vazhdojne te me mbeshtesin.Me rrespekt Romela Begaj!!
Nëpërmjet këtij komenti, peshëngritësja shqiptare e cila ndodhet në Gjermani për kryerjen e kundëranalizave lë të kuptohet se e ka të paqartë shkakun e rezultimit pozitive në testin e antidopingut, duke mohuar përdorimin me ndërgjegje të substancës stanozolol. Federata Botërore e Peshëngritjes në publikimin e lajmit për daljen e saj pozitive bëri të ditur se sportistja është e pezulluar për momentin në pritje të rezultateve të testit B, dhe nëse vertetohet se Begaj nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe rezultati i analizave të para nuk ka qenë i saktë, atëherë ajo mund të mbajë medaljen e artë që fitoi në botërorin e Kazakistanit.