Real Madrid do të fitojë sërish Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në finale Bayern Munichun me rezultat 3:2, pasi ta ketë eliminuar Barcelonën në çerekfinale me rezultat 4:1.
Ky është parashikimi i simuluar nga tabloidi britanik “Daily Mail”, pas shortit që përcaktoi çiftet e fazës eliminatore të garës në Nyon.
Në gjysmëfinale u kualifikuan Juventus, Bayern dhe Chelsea. Por, Real Madrid e mposhti Juventusin 3:1, para se të triumfojë në finale ndaj Bayernit të Pep Guardiolës duke e mbrojtur trofeun.