Policia ka arrestuar 3 persona për shfrytëzim prostitucioni. Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Balia 35 vjeç dhe Muhamed Kovaçi 17 vjeç, dhe Ylli Litollari.
Sipas policisë Balia dhe Kovaçi në bashkepunim me njeri-tjetrin shfrytezonin per prostitucion shtetasen A.G,22 vjeçe lindur në Kuçove aktualisht studente në Tiranë.
Po në kuadër të këtij operacioni të koduar “PARKU 2″ është bërë i mundur arrestimi i Ylli Litollarit për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit dhe mbajtje të armëvë të ftohta, thikë.