Vendimi i Komisionit të Apelit në UEFA ka lënë të pakënaqur delegacionin e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Vetë presidenti i FSHF Armand Duka në mbërritjen e tij në Rinas ka lënë të kuptohet zhgënjimin nga ky komision si dhe vazhdimin e cështjes në gjykatën sportive të Luzanës. "Jemi të zhgënjyer nga vendimi i komisionit të apelit. Realisht prisnim dicka ndryshe duke parë interesimin për zbërthimin e kësaj cështjeje. Gjyqtari, delegati dhe shefi i sigurisë ishin konfuzë në deklaratat e tyre dhe kjo na dha shumë shpresa. Por në fund mbetëm të zhgënjyer nga vendimi i komisionit. Do të vijojmë deri në fund luftën tonë, në gjykatën e Luzanës."
Numri një i federatës Shqiptare të Futbollit zbulon dhe paktin e ofruar nga homologët serbë pak minuta përpara fillimit të seancës dëgjimore, një ofertë e refuzuar. "Pala serbe kërkoi të shtyhej 30 minuta fillimi i procesit dhe na kërkuan që të biem dakord të riluajmë takimin me dyer të mbyllura dhe Serbia ti rimarë 3 pikët e penalitetit. Por ne nuk hoqëm dorë nga qëndrimi ynë për të marë fitoren në tavolinë", ka deklaruar Duka, transmeton supersport.
Lufta për të marë fitoren në tavolinë për sfidën e 14 tetorit mund të rrezikojë objektivin e kombëtares kuqezi ëpr të shkuar në Francë në evropianin e vitit 2016. Presidenti Duka bën të ditur se për skuadrën beteja më e rëndësishme është fitorja me Armeninë dhe jo vendimi i gjykatës së arbitrazhit sportiv. "Për kombëtaren është e rëndësishme ndeshja me Armeninë, pasi nëse nuk fitojmë me ta atëhere është e kotë që të marim edhe tre piëkt në tavolinë. Nëse fitojmë në gjykatën sportive do të jetë një bonur për ne, por që nuk vlen pa fitoren ndaj Armenisë", ka thënë Duka.