Në çdo moment, 13 gjuhë evropiane mund të vdesin, ndërsa buzë zhdukjes janë madje 33 gjuhë të Evropës, paralajmëron UNESCO që thotë se këto gjuhë janë në listën e atyre që janë ose në rrezik ose në procesin e zhdukjes, raporton NationalGeographic. Natyrisht, shqipja nuk vjen në konsideratë të jetë në atë listë.
Në grupin e parë, tek i cili janë gjuhët e rrezikuara, janë gjuhët që ende përdoren po shumë rrallë. Në grupin e dytë janë gjuhë të cilat janë tashmë në procesin e zhdukjes dhe të cilat i flasin vetëm ca individë, përfaqësues të gjeneratave të vjetra, përderisa gjeneratat e reja këtë gjuhë as e flasin as e kuptojnë
Në grupin e parë, tek i cili janë gjuhët e rrezikuara, janë gjuhët që ende përdoren po shumë rrallë. Në grupin e dytë janë gjuhë të cilat janë tashmë në procesin e zhdukjes dhe të cilat i flasin vetëm ca individë, përfaqësues të gjeneratave të vjetra, përderisa gjeneratat e reja këtë gjuhë as e flasin as e kuptojnë
Më e rrezikuara është dialekti i gjuhës gjermane i quajtur gotshej (Gottscheerish- sipas enklavës në Gottschee në Slloveni), pastaj dialektet e Galicisë (Evropën Lindore, pjesën e Ukrainës) të gjuhës karaime.
Në procesin e vdekjes është edhe gjuha votike e popullit që jetonte në rajonin e Shën Petersburgutnë Rusi. Me këtë gjuhë tash flasin vetëm 20 persona. Po ashtu po vdes gjuhakildinine në Rusi e cila tash flitet nga 787 persona.
Në mesin e 33 gjuhëve të rrezikuara janë tetë të popujve që jetojnë në Francë, katër që jetojnë në Britani të Madhe, tri gjuhë në Suedi, ndërsa në listë janë dialektet e ndryshme në Bullgari, Itali, Greqi, Finlandë, Norvegji, Letoni dhe Kroaci.
Më poshtë mund ta gjeni listën e gjuhëve të zhdukura, më të rrezikuara në Evropë, rajonet dhe shtetet, si dhe numri i personave që e flasin:
Gottscheerisch, Koçevjenë Slloveni (panjohur)
Ter Sami, Lvivnë Rusi (6-11)
Karaim, Galicianë Ukrainë (6)
Pite Sami, ArjeplogCountynë Suedi (më pak se 10)
Ume Sami, ArvidsjaurCountynë Suedi (më pak se 10)
Votic, Perëndimi i Shën Petersburgut në Rusi (20)
Gagauz, Deliormannë Bullari (100)
Töitschu, Issimenë Itali (200)
Cappadocian, Kavalanë Greqi (300)
Tsakonian, Leonidionë Greqi (300)
Cornish, Cornwall, Britani e Madhe (574)
Manx, Britani e Madhe (i fundit që e foli vdiq më 1974)
Livonian, Courlandnë Letonia (personi i fundit që e foli vdiq më 2013)
Gjuhët e rrezikuara janë:
Champenois, Champagnenë Francë (panjohur)
Skolt Sami, Laplandnë Finlandë (300)
Istro-Romanian, MountUckanë Kroaci (300)
Gardiol, Kalabria në Itali (340)
Inari Sami, Laplandnë Finlandë (400)
South Sami, Vilhelmianë Norvegji/Suedi (500)
Kildin Sami, Umbanë Rusi (787)
Saterlandic, Saksoni në Gjermani (1,000)
Guernsey, Britani e Madhe (1,327)
Jersey, Britani e Madhe (2,000)
Molise, Campobassonë Itali (3,000)
Franc-Comtou, Besanconnë Francë (4,000)
NorthFrisian, Schleswig-Holsteinnë Gjermani (10,000)
Lorrain, La Gaumenë Belgjikë (20,000)
Bourguignon, Bourgognenë Francë (50,000)
Breton, LowerBrittanynë Francë (300,000)
Gallo, UpperBrittanynë Francë (300,000)
Lemosin, Limousinnë Francë (400,000)
Picard, Nord-Pas-de-Calaisnë Francë (600,000)
Auvergnat, Auvergnenë Francë (1,315,000).