Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është i paralizuar dhe në një karrige me rrota, sipas ish-pilotit Philippe Streiff.
Fituesi i shtatë kampionateve mësohet se nuk është në gjendje të flasë dhe ka probleme me kujtesën.
Fituesi i shtatë kampionateve mësohet se nuk është në gjendje të flasë dhe ka probleme me kujtesën.
Streiff, i cili është ndodhet në një karrige me rrota prej aksidentit në Brazil gjatë provave në vitin 1989, foli për një radio franceze.
Francezi, i cili është një mik i ngushtë i Schumacher, tha: "Ai po bëhet më mirë, por çdo gjë është relative. Është shumë e vështirë. Ai nuk mund të flas. Ashtu si unë, ai është në një karrocë i paralizuar. Ai ka probleme me kujtesën dhe probleme të folurit."
Ish-piloti 59-vjeçar Streiff, është vëzhguar duke vizituar kampionin Schumacher, gjatë kohës që ishte nën kujdesin intensiv në Spitalin Grenoble, Francë.
45-vjeçari Schumacher u transferua në qershor në spitalin e Lozanës të Zvicrës, ndërsa tani kujdesin po e merr në shtëpinë e tij në brigjet e liqenit të Gjenevës.
Lajmet zyrtare mbi shëndetin e Schumacher kanë qenë të pakta, pavarësisht interesit të madh.
Ishte 29 dhjetor, kur ai pësoi një aksident të fshikshim me ski në Alpet franceze, i cili i shkaktoi dëmtime në tru dhe në luftë për jetën.
Ishte 29 dhjetor, kur ai pësoi një aksident të fshikshim me ski në Alpet franceze, i cili i shkaktoi dëmtime në tru dhe në luftë për jetën.
Schumacher po kalonte pushimet me familjen dhe miqtë e tij në Meribel, ku edhe ka një shtëpi. Gjatë kohës që po bënte ski, ai u pengua dhe përplasi kokën në një shkëmb. Forca e përplasjes shkatërroi kokoren e tij.
Aparati në kokoren e tij mbeti e padëmtuar. Filmimi ka kapur rrëzimin e tmerrshëm, i cili po analizohet nga policia lidhur, që po heton aksidentin.
Dy muaj më vonë më 17 shkurt, Prokurorit Patrick Quincy mbylli çështjen. Ai përjashtoi mundësinë e një vepre penale, pasi pista ishte sipas kushteve të përcaktuara.