Kapiteni i Manchester United voton për ish shokun e tij të skuadrës i bindur se portugezi po kalon një moment magjik.
Wayne Rooney beson se Critiano Ronaldo e ka parakaluar tashmë Lionel Messin në garën për futbollistin më të mirë të botës. Kapiteni i Manchester United voton për ish shokun e tij të skuadrës, duke shprehur bindjen se portugezi po kalon një moment magjik, duke eklipsuar madje edhe argjentinasin. Ronaldo ka luajtur me Rooney në “Old Trafford” pasi u rrit në radhët e Sportingut të Lisbonës, ndërsa këtë sezon ka realizuar 20 gola në 13 ndeshje duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon në aspektin personal.
“Besoj se Cristiano Ronaldo do ta fitojë sërish Topin e Artë. Ai ëshë një lojtar i pabesueshëm dhe ka një karrierë të shkëlqyer përpara edhe për 2 apo 3 vitet e ardhshme. Mendoj se e ka parakaluar Lionel Messin në duelin për lojtarin më të mirë të botës, prandaj do të jetë e vështirë që trofeun edhe këtë vit ta fitojë dikush tjetër”.
Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në vitin 2013 dhe mbetet më i favorizuari në këtë garë edhe për trofeun që do të dorëzohet në muajin Janar në Zyrih.