Ka mbetur vetëm pak kohë nga ora 14:00 e mesditës së kësaj të diele, kur në Nyon të Zvicrës, ashtu siç ishte paralajmëruar prej mësimit të vendimit të UEFA-s për ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, të gjithë ata shqiptarë që kanë mundësi do të ngrejnë zërin në mbrojtje të Kombëtares.
“Sepse KuqeZi je Ti”, me këtë slogan organizatorët kanë bërë thirrje për të gjithë, që të dalin në mbrojtje të kombëtares kuqezi, të dinjitetit të Shqipërisë dhe në mbrojtje të drejtësisë. Protesta do të zhvillohet përpara selisë së UEFA-s.
Shkak, padyshim që është bërë vendimi shokues i organizmit më të lartë drejtues të futbollit europian, sipas të cilit Serbisë iu dha fitorja 3-0 në tavolinë, pavarësisht dhunës dhe thirrjeve diskriminuese ndaj shqiptarëve në stadiumin e Partizanit të Beogradit, e që shkaktoi indinjatë jo vetëm në opinionin shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar,
Beteja ligjore për të fituar drejtësinë në këtë çështje vazhdon, me apelimin e vendimit në Apelin e UEFA-s, e që më pas me të gjitha gjasat do të shkojë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë.
Protesta në Nyon është organizuar nga Tifozët Kuqezi, kundër vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së UEFA-s, që jo vetëm diskriminoi dhe penalizoi shqiptarët, por favorizoi nga ana tjetër dhunën dhe racizmin e shprehur nga serbët në Beograd.