Çfarë mendoni se cila pajisja është më e mirë për përdorim dhe komunikim ditor: një telefon i vogël dhe i mençur dhe një tablet së bashku, apo një telefon me ekran 15.24 centimetra, i cili posedon karakteristika e të dy pajisjeve të përmendura më sipër? Konsumatorët dikur u janë përkulur pajisjeve të dikurshme, por së fundmi ata kanë ndryshuar mendjen e tyre. I ashtuquajturi “phablet” ka kaluar një rrugë të gjatë që nga koha kur kompania “Samsung” doli me pajisjen e parë “Galaxy Note” në vitin 2011, dhe tani nuk është asgjë e pazakontë të shihni disa prej tyre derisa ecni rrugës. Pothuajse secili prodhues ka së paku një apo dy pajisje të tilla, kështu që ishte çështje kohe, kur “Google” do të paraqitej me një pajisje të veten. Kompania porsa ka lansuar pajisjen “Nexus 6”, një telefon ky me ekran prej 15.24 centimetra, në bashkëpunim me kompaninë tjetër “Motorola”, që vjen me një listë fitimtare prej karakteristikave dhe është po aq i famshëm sa që edhe “Moto X” shpërndan pëlqimin me ta. Ndoshta nuk është aq i përballueshëm sa edhe telefonat “Nexus” të dy viteve paraprake, por një çmim prej 649 dollarë amerikanë (520.87 euro) edhe më tuje nuk është çmim tepër i lartë në krahasim me atë që ofron.
Hardueri
Pajisja “Nexus 6” nuk është emëruar kështu vetëm për faktin se posedon një ekran prej 6 inç (15.24 centimetra), por gjithashtu shkaku i serisë. I bashkëngjitet linjës prestigjioze të pajisjeve që “Google” ka skalitur, si për shembull partnerët e saj “Android”, secili prej tyre duke vepruar si manifestim fizik i vizionit mobil të kompanisë për vitin që pason. Nevojitet vetëm një shikim i shpejtë në pajisjen “Nexus 6” për ta kuptuar se në çka është përqendruar “Google”: fablet dhe cilësi. Është një kontrast i pajisjes së vitit të kaluar “Nexus 5”, i cili është një formë më e përballueshme, i cili posedon çmimin prej 349 dollarë amerikanë (280 euro), e që ishte telefoni më i mirë i mençur që mund ta blinit (e që edhe më tutje është midis më të mirëve, plotësisht një vit pas lansimit), përderisa “Nexus 6”, i cili fillon me 649 dollarë amerikanë (520.87 euro), vjen madje me karakteristika edhe më të mira... dhe natyrisht më shtrenjtë. Telefoni i ri nga “Google” nuk duket aspak sikurse paraardhësit e tij. Në fakt, duket sikurse versioni i “Motorola”, me vetëm disa përjashtime. Një dallim kyç midis “X” dhe “N6” është një gropëz nga prapa. Pjesa e parme vjen me zmadhues zëri stereo, një përmirësim tjetër në krahasim me modelin “X”. "Nexus 6” është më i hollë, por nuk ndihet dhe nuk duket si i tillë. Kjo për shkakun se linjat e tillë fillojnë në mes dhe deri te cepi sa vjen e hollohet. Një telefon kaq i madh si ky natyrisht se vjen më i rëndë: Pajisja “N6” peshon 184 gramë.
Ekrani
Ekrani nuk është vetëm i madh – është po aq HD sa që dëshironi, falë panelit “Quad HD AMOLED”. Kjo do të thotë se posedon 2.560 x 1.440 pikselë në displejin prej 15.13 centimetra, i cili vjen me një densitet prej 493 ppi.
Android 5.0
“Google’ ka prezantuar “Android 5.0 Lollipop”, duke e ndërtuar në “Nexus 6” dhe në tabletin “Nexus 9”. “Lollipop” vjen me një dukje të re, të quajtur si “Material Design”. “Lollipop” po ashtu sjell jetëgjatësi më të fortë për baterinë dhe performanca më të mira, e po ashtu edhe karakteristikat “Smart Lock”, që ju lejon ta mbani ekranin mbyllur për aq gjatë sa “Bluetooth” është afër. Sikurse edhe te “Moto X”: origjinal, pajisja “Nexus 6” vjen me aktivizimin e zërit, duke ju lejuar ta përdorni "OK Google" si nxitës i zërit.
Kamera
Linja “Nexus” është dizajnuar ta shprehë vizionin e harduerit të “Google” për prodhuesit “Android”. Historikisht, këtë “vizion” duhet ta marrin disi me rezerva: Disa kamera të “Nexus”, nga e kaluara ishin më të mira. E kur vjen një kombinim si ky me telefonate fundit nga “Motorola”, atëherë e dini pse pritjet për kamerën e “Nexus 6” janë më të zbehta. Posedon kamerë 13-megapikselë, që do të thotë se keni rezolucion më shumë se 8MP që ishin te modeli “Nexus 5”, por që gjithashtu vjen me stabilizimin e imazhit optik. Natyrisht se është më i mirë se paraardhësi i tij. Menynë e kamerës mund ta ngrini lart duke e lëvizu nga e majta deri në cep, e kjo ju lë të zgjidhni midis kamerës, video, panorama dhe “Photo Sphere”. Gjithashtu, mund të keni ende qasje në kmerë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ekrani i mbyllur, siç edhe keni mundur ta bëni në versionet paraprake të “Android”.
Performancat dhe jetëgjatësia e baterisë
Telefoni i ri “Nexus” vjen me çipin më të mirë që mund të gjeni te një pajisje “Android”: “Qualcomm Snapdragon 805”. Kjo është e njëjta “SoC”, që e keni pasur edhe te “Samsung Galaxy Note 4”, “Note Edge” dhe “Motorola Droid Turbo (Moto Maxx)”, dhe vjen me katër porte “2.65GHz Krait 450” dhe procesor “Adreno 420”. Telefoni “N6” është një ndër telefonat më të aftë në treg. Vjen po ashtu me lojërat si “NOVA 3”, “Modern Combat 5” dhe “Asphalt 8”. Pajisja vjen me një bateri, që mund ta përdorni pandërprerë rreth 13 ose 14 orë.