Përmirësohet për 50% shpejtësia e aplikacionit Facebook në iOS

Ju mund ta keni vënë re që muri i postimeve në Facebook është bërë më i shpejtë se sa ishte më parë në telefonët inteligjentë dhe tabletët iPad. Facebook ka bërë që News Feed të operojë 50% më shpejt se versioni i ...

Ju mund ta keni vënë re që muri i postimeve në 
Facebook
 është bërë më i shpejtë se sa ishte më parë në telefonët inteligjentë dhe tabletët iPad. Facebook ka bërë që News Feed të operojë 50% më shpejt se versioni i mëparshëm i aplikacionit për sistemin operativ iOS.

Rreth 2 vite më parë, Facebook filloi të përdorë kodin HTML5 në iOS për të bërë aplikacionin që të funksionojë sa më mirë të jetë e mundur, por me kalimin e kohës zhvilluesit vunë re diçka të çuditshme. Sa herë që aplikacioni përditësohej, News Feed do të merrte më shumë kohë për të treguar postime të ndryshme. Gradualisht këtë problem filluan ta vënë në dukje edhe përdoruesit.
“Sa herë që ne i shtonim cilësi të reja, aplikacioni bëhej më i ngadaltë”- tha për Mashable inxhinieri i softuerit, Adam Ernst, në zyrat në New York të kompanisë Facebook. Ulja e shpejtësisë shoqërohej edhe me probleme në data-n e memories së aplikacionit të Facebook.
Në shumicën e aplikacioneve të sistemit operativ iOS, modelet e dative menaxhohen nga “core data”, por me aplikacionin Facebook diçka nuk shkonte në rregull. Për të rregulluar këtë problem inxhinierët gjetën një mënyrë tjetër për ruajtjen e data-s , duke e bërë aplikacionin të funksionojë shumë herë më shpejt.
Post a Comment (0)
Previous Post Next Post

Reklama 1

Reklama 2