Jose Mourinho i është përgjigjur ashpër kritikave të Luis Suarezit.
Trajneri i Chelseat, i është kundërpërgjigjur kritikave të ish-sulmeusit të Liverpoolit, Luis Suarez.
Në një libër të botuar, uruguaiani ka shkruar se një prej lojtarëve të Chelseat stinorin e kaluar i kishte thënë se Mourinho u dha urdhër lojtarëve që ta vononin ndeshjen kundër The Reds në Anfield.
“Një tjetër libër. Librat... A i lexoni ju këto libra? Unë jo. Si 52-vjeҫar, unë mund të shkruajë shumë tregime, por kur je 25- vjeҫar?”, u shpreh me ironi portugezi.
“Unë kam një ftesë për një libër kujtimesh, por jo për një libër për të treguar m** dhe për të kritikuar njerëzit”, shtoi tutje Mourinho.